Balla: Refuzuam përpjekjen e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë përmes Komisionit të Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për Kodin Zgjedhor, të shumta janë argumentet e rrëzimit që shoqërojnë dekretin, por ajo që dua të them është se rezultati i përket shumicës së deputetëve të Kuvendit për t’i dhënë rrugë hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kod. Duhet refuzuar përpjekja e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme sa kohë që janë më pak se 180 ditë në dispozicion.

Ilir Meta për asnjë moment me këtë dekret s’ka pasur për qëllim të përmirësojë kuadrin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, por si gjithmonë pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit.

Për shumicën Komisioni i Venecias gjithnjë është i mirëpritur për të sjellë një opinion të pjekur, i cili do diskutohet nga të gjitha forcat politike me vëmendje dhe do adresohet edhe për çështje pas 25 prillit, por tani s’kemi kohë për të humbur, për të hyrë në një aventurë.

Unë e kam sqaruar dhe komisionerin në një bisedë që kemi pasur, biseda të drejtpërdrejta miqësore, pa dorashka, se parlamenti nuk do presë asnjë sekondë sepse kemi zgjedhjet më 25 prill dhe s’kemi pse të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta, i cili nuk ka qëllim të përmirësojë kodin zgjedhor por ka për qëllim të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist, anti-shumicë dhe anti-parlament në këtë proces.

Kanë nevojë të kenë të shkruar e zezë në të bardhë ligjin zgjedhor. Implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet, është marrë dhe një angazhim për identifikimin biometrik, koha është jashtëzakonisht e ngushtë.

Lexo edhe :  Mishi i pulës me salmonelë, AKU aksion të befasishëm në dhjetëra biznese në Vlorë

Ne nuk kemi asnjë arsye që të mos e refuzojmë në sekondën e parë që kalon afati i procedurës Ilir Metën i cili me gjithë këtë përpjekje që është botërisht e identifikuar si përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe lideri absolut i një partie të degraduar.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV