Grabisnin shtëpi të veshur si policë, me armë e radiomarrëse, arrestohen 5 të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë persona janë arrestuar pasi dyshohet se të veshur si policë kanë tentuar të grabisnin shtëpinë e Fidel Caushit në fshatin Kropisht të Selenicës.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ku 5 të rinjtë, Alfred Shametaj, Ervin Dhima, Lulzim Elamazaj, Endrit Sinaj dhe Enerik Meçaj të veshur si policë dhe të pajisur me armë dhe radiomarrës tentuan të grabisin shtëpinë e Caushit, por aty ata ndeshën me rezistencën e të zotit të shtëpisë dhe djalit të tij.

Në pamundësi për të vjedhur, të rinjtë janë larguar me një automjet të tipit Mercedes Benz nga fshati. Këtë të martë policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga 5 të rinjtë dhe ka sekuestruar dy automjete, automjetin e tipit Benz me të cilin autorët u larguan si dhe një automjet tjetër të tipit ‘Nissan’ me të cilin udhëtonte shtetasi Alfred Shametj në momentin e kapjes nga policia, gjithashtu u sekuestruan dhe tre celularë dhe prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

31 Korriku, kufiri i artë i kohës dhe shpirtit

Nga Leonard Veizi 31 Korriku është një datë që qëndron si një pikë kulmore në ciklin vjetor, një ndalesë në...

‘Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!’/ Institucionet, bashkëjetesë me plehrat!

Deputeti i sapozgjedhur dhe mandatuar për qarkun e Tiranës më 11 maj, socialisti Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për...

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në...

Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një fëmijë 2-vjeçar është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në një kënd lojërash në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pushimi, rreth orës 22:00....

Sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Ndryshimet në çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe pritet të sjellin rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës edhe për bizneset, ashtu siç...

Lajme të tjera

Web TV