Moto GP, titulli “kampion”, një tango për 6 pilotë, vetëm 32 pikë diferencë me njëri-tjetrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë plot 6 pilotë, me vetëm 32 pikë diferencë me njëri-tjetrin, në luftën për të fituar titullin botëror në Moto GP, kur kanë mbetur edhe tre gara deri në përfundim të tij.

E midis kontradiktave të këtij sezoni, përfundimi i garës në Teruel ka nxjerrë dy kandidatë të tjerë për të fituar titullin, Franko Morbidelin e Aleks Rinsin. Një Botëror, si ai i Moto GP-së, në versionin “të gjithë e duan, por asnjë nuk e merr dot”, ose sezoni më i pasigurt dhe më emocionues i të gjitha kohërave.

Sidomos kur duhen edhe 3 gara deri në përfundim të tij, kurorëzimi i “kampionit të botës”, mbetet i paqartë. Me një listë kandidatësh, që garë pas gare, vjen duke u zgjeruar e jo duke u ngushtuar.

Gjithçka është në ndryshim e sipër, e pritet të ndryshojë sërish, brenda një muaji me dy garat në Valencia e më pas, finalen e madhe në Portimaos. Një gjë është e qartë, që pas garës së dytë në Aragon, Andrea Doviciozo, ka më pak shanse për të fituar titullin “kampion bote”.

Andrea është i 5-ti me 109 pikë, 28 pikë larg Joan Mirit, kryesuesit të renditjes së përgjithshme. Me vendin e 3-të në Çmimin e Madh të Teruelit, i gjashti podium për të në 11 garat e zhvilluara deri tani, por pa arritur asnjëherë vendin e parë, Miri ndodhet në kuotën e 137 pikëve.

Nga ana e tij, Rins ndodhet në vendin e 6-të me 105 pikë, por një kandidat për titull. Miri e Rinsi janë kështu dy pilotë, me të njëjtin objektiv. Duke e ndihmuar Joanin për t’i hequr pikë Kuartararos, Aleksi ka avancuar në kandidaturën e tij për titull.

Duke fituar Çmimin e Madh të Teruelit, Morbideli u ka hequr pikë dy pilotëve të “Suzuki”-t, ndërsa nuk ka shkëlqyer me atë vend të 8-të, shoku i skuadrës te “Jamaha”, Fabio Kuartararo.

Lexo edhe :  Interi 'bllokon' Kristjan Asllanin? Çfarë po ndodh në Milano...

E skuadra japoneze vazhdon të tregojë dëshirën për të rikthyer titullin botëror për pilotë, që i mungon prej 5 vitesh, që kur e fitoi Horhe Lorenco. I 7-ti në Aragon, Maverik Vinjales është i 3-ti në renditjen e përgjithshme, me 118 pikë, 5 më pak se Kuartararo, 19 më pak sesa Joan Miri.

E po ta shikosh mirë, duke se është pikërisht ai, Vinjalesi, kandidati perfekt për një sezon jo perfekt si ky i sivjetmi, për të fituar titullin.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV