Theu derën e xhamisë për të marrë paratë, arrestohet i riu në Përrenjas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armand Ozuni 17-vjeç është arrestuar nga policia pasi dyshohet si autor i dy vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Përrenjasit.

Sipas policisë dy ditë më parë ai ka thyer derën e xhamisë së qytetit ku ka marrë 10.000 lekë. Ndërkohë që ditën e sotme ai ka marrë 20 000 lekë dhe një varëse floriri në një banesë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd u kap dhe ndalua shtetasi Armand Ozuni 17 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet si autor i dy vjedhje të ndodhura në qytetin e Përrenjasit, konkretisht:

Më datë 26.07.2020 dyshohet se ka vjedhur me thyerje në xhaminë e qytetit të Përrenjasit, ku ka marrë 10.000 lekë.

Më datë 28.09.2020 dyshohet se ka vjedhur 20.000 lekë dhe një varëse floriri në banesën e shtetasit A. B.,”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Shqipëria, Maldivet e Europës”, Express: Një nga vendet më të lira për t’u vizituar

Maldivet janë një destinacion ëndrrash për shumë turistë, por gjithashtu është një fluturim i gjatë dhe i shtrenjtë. Megjithatë,...

9 mars, pesë vjet më vonë: në 10 grafikë, ja se si bllokimi ndryshoi jetën tonë

Chiara Guzzonato   Më 9 mars 2020 , pasi OBSH shpalli një pandemi dhe rritje të numrit të vdekjeve, Italia hyri në bllokim: një ngjarje...

Moti bën kthesë nga nesër, rrebeshe shiu në të gjithë vendin

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas meteorologes...

Romani më i ri i Flamur Bucpapaj: Një vepër magjepsëse që prek zemrat e lexuesve

Sot botohet romani më i ri i shkrimtarit të njohur Flamur Bucpapaj, "Donika, vajza me violinë", një vepër që premton të bëhet një nga...

Sot seanca plenare/ Ja çfarë pritet të diskutohet

Seanca plenare rikthehet ditën e sotme, në orën 17:00 pas Javës së Gjelbër. Në seancën e sotme deputetët pritet të diskutojnë problematika e evidentuara nga...

Lajme të tjera

Web TV