Një operacion i koduar “JAD”, i organizuar nga EUROPOL në 22 vende ka çuar në pranga 17 persona mes të cilëve edhe shqiptarë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin automjete luksi në vendet e BE.
Ky operacion u përqendrua në pikat e kalimit të kufirit dhe aktivitetet brenda 17 vendeve të BE dhe 5 të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë operacionit plot 352 makina të vjedhura janë konfiskuar teksa ishin në rrugë për destinacionin e tyre final. Po në kuadër të këtij operacioni janë konfiskuar edhe 1,077 pjesë të vjedhura të makinave bashkë me dhjetëra dokumente të falsifikuara.
Në periudhën 12-24 tetor të këtij viti, raportohet janë kryer rreth 44,548 kontrolle të bazave të ndryshme të të dhënave.
Vendet e përfshira në këtë operacion kanë qenë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.
“Në bashkëpunim të ngushtë me industrinë private, përfshirë industrinë e makinave, prodhuesit e anijeve, dhe kompanitë që japin makina me qira, bashkë me të dhënat e EUROPOL-it, zyrtarët për kontrolle kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë parandaluar kontrabandimin e shumë makinave dhe anijeve më tej kufirit”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Europol.
Gjatë kontrollit për makina, janë kapur edhe 2,965 emigrantë ilegalë, të cilët ishin duke udhëtuar drejt shteteve të BE-së.
Për këtë shkak, 17 persona që kanë shërbyer si ndërmjetësues të kontrabandimit të emigratëve janë lokalizuar dhe janë arrestuar.
“Destinacioni i fundit i migrantëve kanë qenë Gjermania apo Italia. Ndërmjetësuesit kanë transportuar migrantët përmes rrugëve tokësore, mirëpo edhe përmes anijeve të vogla në Detin Adritatik”, thuhet në njoftim./Bl.BVa/Fjala.al