Dashamir Shehi: Si e portretizoj unë Lulzim Bashën

Dashamir Shehi është një nga drejtuesit e partive të vogla të djathta që janë në aleancë me Partinë Demokratike. Ai njihet si një nga bashkëpunëtorët më të fortë të kryetarit Lulzim Basha. Por si e njeh dhe si e përkufizon ai liderin e të djathtës dhe opozitës? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Shehi  tha se Basha nuk është Mesia por një njeri normal.

 

-Zoti Shehi, si e portretizoni ju Lulzim Bashën?

-Unë kam thënë që është një njeri normal. Edhe më duket vlera më e madhe për një politikan shqiptar.

-Pse është normal?

-Është normal, është njeri me shkollim të mirë.

-Pse njerëzit duhet ta shikojnë Bashën si shpëtimtarin e tyre?

-Nuk duhet ta shikojnë si shpëtimtarin. As si Mesia. Duhet ta shikojnë si një njeri normal që do përpiqet ta kthejë vendin në një rrugë normale.

-Disa thonë që ai gënjen. Ty të ka gënjyer?

-Jo. Pse çfarë jemi në, vëllai i madh me të voglin që gënjejmë njëri-tjetrin? Ne nuk shkojmë të bëjmë krushqi. Ne shkojmë të bashkojmë idetë tona./Fjala.al/Ke.Ba