Policia e Shtetit ka gjobitur ditën e enjte 717 qytetarë që u kostatuan pa maskë në rrugë.
Ata janë gjobitur me 3000 lekë, shifër që do të vendoset në faturën e energjisë elektrike.
Ndërkohë 7 qytetarë janë shoqëruar në komisariate pasi në momentin e ndalimit nuk kanë paraqitur mjetet e identifikimit. Pasi u identifikuan, ata u gjobitën dhe më pas u lanë të lirë.
Shumë qytetarë ende vijojnë që të mos respektojnë rregullin për mbajtjen e maskës. Ditën e djeshme policia gjobiti 706 qytetarë që nuk mbanin maskë në rrugë.
Pa.Va/Fjala.al