Tre viktima nga sulmi në Francë, njërit iu pre koka (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gruaje i është prerë koka gjatë sulmit me thikë që ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në Katedralen e Notre-Dame, në qytetin francez, Nicë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Një gruaje i është prerë koka gjatë sulmit që ndodhi këtë mëngjes.

Pas 10 minutash kërkimi të autorit, ai është vënë në pranga nga policia pasi u gjet i fshehur në një nga tualetet e Katedrales. Mediat e huaja shkruajnë se autori u qëllua me armë zjarri nga policia për ta neutralizuar dhe është dërguar në spital.

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare franceze mbajtën një minutë heshtje menjëherë pasi u përhap lajmi për sulmin terrorist.

Sulmi vjen vetëm disa javë pasi një mësues shkollë u vra në Conflans-Sainte-Honorine, në periferi të Parisit, pasi në një orë mësimore përdori karikaturat e Profetit Muhamed./Re.Gu/Fjal.al

Të fundit

Izraeli do të eksportojë gaz me vlerë 35 miliardë dollarë në Egjipt

Fusha e gazit natyror Leviathan ka nënshkruar marrëveshjen më të madhe të eksportit në historinë e Izraelit, me vlerë...

“Ecim”, Rama për lirimin e hapësirave publike: Çarja e bllokadave vazhdon

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në “Facebook”, një video për lirimin e hapësirave publike. “Çarja e bllokadave vazhdon. Ecim”, tha Rama.   https://www.facebook.com/share/v/19KV5bbq4m/?mibextid=wwXIfr

Të shtëna në dasma, policia ndalon 3 persona. Sekuestrohen 5 pistoleta

Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka ndërmarrë masa ndaj përdorimit të armëve në gëzime familjare, duke sekuestruar gjithsej pesë armë zjarri dhe...

Inteligjenca iraniane ‘shënjestron’ njerëz në Europë e në Amerikë/ Reagon ambasada e SHBA

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të ndërmarrë veprime kërcënuese në Europë dhe Amerikën e...

Pse disa pjesë të planit për ambasadën e re kineze në Londër janë fshehur?

Zv.kryeministrja Angela Rayner i ka dhënë Kinës një afat prej dy javësh për të shpjeguar pse pjesë të planit të saj për një ambasadë...

Lajme të tjera

Web TV