Mijëra protestues kundërshtojnë ligjin e abortit në Poloni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra mijëra protestues nga e gjithë Polonia protestuan në Varshavë, të premten, kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që ndalon pothuajse plotësisht abortin.

Sipas agjencisë Reuters, protestuesit sfiduan kufizimet e rrepta të tubimeve që janë vendosur për të parandaluar përhajen e koronavirusit.

Protestuesit, marshuan nëpër rrugët qendrore të Varshavës duke mbajtur çadra të zeza, një simbol i protestave mbi të drejtat e abortit në Poloni, dhe pankarta me mbishkrimet: “Ju nuk do të duhet të ecni vetëm” dhe “Zoti është një grua “.

Grupet e ekstremit të djathtë gjithashtu u shfaqën në tubime më të vogla në Varshavë, dhe pamjet televizive treguan policinë që përpiqej t’i mbante larg protestuesve.

Policia përdori gazlotsjellës dhe arrestoi disa persona.

Gjykata ka thënë se aborti për shkak të anomalive të fetusit, që deri më tani është mundësuar, tani është jokushtetues.

Kur të nisë së zbatuari ky vendim, ndërprerja e shtatzënisë do të jetë e mundshme për rastet e incestit, dhunimit apo rrezikimit të shëndetit të nënës.
Për vendimin e gjykatës demonstruesit kanë fajësuar qeverinë nacionaliste të kryeministrit Mateusz Moraëiecki dhe Kishën Katolike, e cila ka lidhje të ngushta me partinë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS).

Mijëra protestues në qytete të ndryshme të botës janë mbledhur gjatë ditëve të fundit, në mbështetje të polakëve. Protestues në Oslo, Londër, Çikago, Glasgou, Bruksel dhe gjetkë janë mbledhur përpara ambasadave polake dhe në qendrat e qyteteve të tyre.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV