Tërmeti/ 14 viktima dhe mbi 400 persona të plagosur në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Greqi paraqitet edhe më e rënduar me kalimin e orëve.

Katërmbëdhjet persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe dy fëmijë grekë në ishullin e Samos.

Ata humbën jetën nga një ndërtesë që u shemb teksa po ktheheshin në shtëpi pas rënies së tërmetit.

Numri i të plagosurve ka shkuar në 400 persona, ndërkohë forcat e shpëtimit po punojnë në 17 ndërtesa të rrëzuara, për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis shprehu ngushëllimet e tij drejt familjeve të dy viktimave.

Fjalët janë të pakta për të përshkruar se si ndihet dikush për humbjen e fëmijëve. Në këto kohë të vështira, mendimet tona janë me familjet e tyre dhe dhimbjen e padurueshme që ata përjetojnë,” shkroi ai në Tëitter.

Më herët, kryeministri grek ka telefonuar presidentin turk Erdogan, për ta shprehur ngushëllimet dhe për humbjet tragjike në shtetin turk.

Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë raste kur ne duhet të qëndrojmë së bashku.’’

Krahas tij, kanë reaguar Franca dhe kryetarët e BE, Von der Leyen dhe Charles Michel të cilët krahas keqardhjes shprehën dhe gatishmërinë e bllokut për të ofruar ndihmë.

Turqia

Mësohet se 20 ndërtesa janë shembur vetëm në qytetin turk të Izmirit, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Tunc Soyer për CNN turk.

Pamjet tregonin automjete të shtypura dhe njerëz të shumtë që po gërmonin nën rrënoja në kërkim të personave të mbijetuar.

Qendra e Koordinimit të Shëndetësisë dhe Fatkeqësive tha se më shumë se 200 persona janë plagosur në Turqi, ndërsa shumë prej tyre u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit, duke përdorur fadroma dhe helikopterë për të zbuluar të mbijetuarit.

Imazhet e publikuara nga televizionet tregonin përmbytjen e rrugëve të Cesme dhe Seferihisarin dy qytete që janë pjesë e Izmirit, si dhe ishullin grek Samos, ndërsa autoritetet e konsideruan si një cunami të vogël. Megjithatë, asnjë paralajmërim për cunami nuk u dha.

Idil Gungor, punon si gazetare dhe drejton një hostel në qytetin Sigacik, një provincë e Izmirit, u shpreh se zona ishte e dëmtuar më shumë nga forca e ujit sesa nga tërmeti vetë.

Shtëpia e miqve të saj, një ndërtesë 100-vjeçare, ishte përmbytur e gjitha dhe peshqit po notonin brenda saj”, tha ajo.

Dyqanet e qytetit gjithashtu janë përmbytur dhe mallrat e tyre janë dëmtuar.

Të gjithë janë të qetë, por të tronditur dhe ne po pyesim se çfarë do të ndodhë, nëse do të vijë një tsunami i dytë apo jo”, tha Gungor.

Guvernatori i Izmirit njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u uroi “qoftë e shkuar” të gjithë të prekurve nga tërmeti në Izmir.

Ne jemi pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti me të gjitha mundësitë e shtetit tonë. Jemi hedhur në veprim urgjentisht me të tëra institucionet dhe ministrin përkatës”, theksoi ai.

Lexo edhe :  Tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë përmes gardhit, arrestohet

Murat Kurum, ministër i Mjedisit dhe Urbanistikës, ishte zyrtari i parë që konfirmoi shembjen e disa objekteve.

Fatkeqësisht, u informuam për shembjen e 5 ndërtesave në Bornova dhe Bayrakli. Gjithashtu kemi qytetarë nën rrënoja. Një qendër për koordinimin e fatkeqësisë u ngrit menjëherë në Prefekturë. Të gjitha ministritë dhe AFAD-i janë orientuar drejt Izmirit dhe nënprefekturave të tij. Të gjitha skuadrat tona janë në gatishmëri për t’u shkuar në ndihmë qytetarëve sa më parë të jetë e mundur”, u shpreh ai.

Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, njoftoi se deri më tani kanë dijeni për shembjen e 6 ndërtesave në Bornova dhe Bayrakli të Izmirit.

Me përjashtim të çarjeve të vogla në disa ndërtesa në rrethet Usak, Denizli, Manisa, Balikesir, Aydin dhe Muğla, nuk ka raportime për humbje jetësh”, saktësoi ai.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu, vuri në pah se nuk ka asnjë pengesë në aspektin e transportit dhe komunikimit pas tërmetit.

Fatih Donmez, ministër i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, theksoi se të gjitha ekipet e dikasterit të tij janë dërguar në zonën e fatkeqësisë menjëherë pas tërmetit.

Skuadrat tona janë tashmë në terren për të eliminuar çdo problem të mundshëm në lidhje me furnizimin me energji”, potencoi ai.

Ndërsa kryebashkiaku i Izmirit, Tunç Soyer, bëri me dije se janë raportuar rreth 20 ndërtesa të shembura.

Prefekti i Izmirit, Yavuz Selim Kosger, deklaroi fillimisht se ende nuk kishin informacione për humbje jetësh dhe dëme materiale.

Do të shkojmë në qendrën e menaxhimit të krizës dhe do t’ju përcjellim çdo informacion të mundshëm”, shtoi ai.

Kosger më pas njoftoi se në qytezën Bayrakli të Izmirit kanë nisur aktivitetet e kërkim-shpëtimit në një ndërtesë të shembur nga tërmeti.

Lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në Stamboll

Tërmeti që ne ndjemë në Stamboll nuk ka shkaktuar ndonjë problem. Të shkuara gjithë qytetarëve tanë dhe Izmirit në veçanti”, shkroi Prefekti i Stambollit, Ali Yerlikaya, në median sociale.

Autoritetet e rretheve Edrene, Kirklareli dhe Tekirdag, ku tërmeti u ndje gjithashtu, theksuan se në zonën e Trakisë nuk është raportuar asnjë problem deri tani.

AFAD-i raporti në vijim 6 lëkundje pasuese të fuqive nga 4,1 deri në 4,8 ballë që prej orës 15:01 me kohën lokale.

Greqia: Tërmeti shkaktoi një cunam të vogël

Mediat greke raportojnë se një cunam i vogël u shkaktua në ishullin grek të Samos, pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.6 ballë i shkallës Rihter në detin Egje.

Autoritetet kanë raportuar se si pasojë e tërmetit kanë mbetur të vdekur dy fëmijë, të cilët janë zënë poshtë nga një mur i shembur. Viktimat janë 15 dhe 17 vjeç, në fshatin Vathi të Samos.

Ndërkohë ashtu si Turqia edhe në Greqi ka shumë të plagosur./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Arrestimi i Veliajt, Duma revoltohet me Berishën: Si nuk i thatë SPAK-ut një herë ‘Bravo’

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është diskutuar mbrëmjen e djeshme në “Top Story”. Në debat me të ftuarit,...

“Na e kanë keqkuptuar heshtjen”, Rama për Veliajn: Një kryeqytet i tërë u la pa kryetar

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama tha se nga sot nuk do të heshtë më për veprimet...

“Ngrin” paundi dhe euro, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 11 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 95.4 lekë dhe shitet me 96.7 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane...

Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Mezi pres gjykimin tuaj për Shqipërinë e çliruar

Kryeministri Edi Rama shprehu dje bindjen se “11 maji do të jetë një votim historik edhe për faktin se për herë të parë shqiptarët...

Livja mesazh Mevlanit: E di që më do, dhe unë të dua!

Livja ka rikthyer sërish në vëmendje raportin e saj me Mevlanin, një histori dashurie që ka ngelur pezull. Ka qenë Mevlani cili i nisi një...

Lajme të tjera

Web TV