Parandalohet vrasja në Shkodër, pas sherrit në lokal 20-vjeçari nxjerr armën e zjarrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 20-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 37-vjeçar në Shkodër pas një konflikti të çastit, por menjëherë ka ndërhyrë policia për të parandaluar ngjarjen që do kishte pasoja fatale.

Pas sherrit 20-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur 37-vjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 dhe policia e Shkodrës ka marrë një telefonatë ku sipas telefonuesit në një lokal në fshatin Vrakë dy persona po konfliktoheshin . Mbërritja në kohë e policisë ka bërë të mundur parandalimin e mëtejshme të konfliktit, ndërsa 20-vjeçari, sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është kapur gjatë ndjekjes.

Pas arrestimit është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me silinciator, të cilën autori e hodhi në rrugë gjatë ndjekjes së Policisë, si dhe automjetin me të cilin ai tentoi të largohej.

Në pranga u vu 20-vjeçari, autori i ngjarjes, i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu në pranga u vu pronari i lokalit, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara “, “ Fshehja e të ardhurave“, Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë dhe 37-vjeçarin që tentoi 20-vjeçari, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në vijim të veprime, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi birre në shishe pa pullë fiskale, një tavoline pokeri, dy pako letra bixhozi dhe një pako çipsa për lojë pokeri.

Lexo edhe :  Qeveria miraton prokurim më të shpejtë për ushtrinë gjermane, ja ç’do të thotë kjo

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Të fundit

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Nxehtësia ekstreme, një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Lajme të tjera

Web TV