SHBA/ Policia vret një afro-amerikan në Uashington

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia qëlloi dhe vrau një të ri afro-amerikan në shtetin e Uashingtonit, duke shkaktuar një valë protestash në shtetet perëndimore.

Kush është afro-amerikani i vrarë?

Miqtë dhe familja e viktimës e identifikuan djalin e vrarë si Kevin E Peterson Jr, 21 vjeç. Ai ishte një futbollist i shkollës së mesme dhe një baba i një vajze.

Peterson u vra të enjten në darkë në një parking në Hazel Dell, një zonë afër Vancouver në Uashington. Babai i Peterson tha se djali i tij ishte një njeri shembull dhe s’mund ta mendonte se si mund të jetë përfshirë në atë ngjarje me oficerët e sigurisë.

Sipas raportimeve nga Oregon Live, Peterson u vra ndërsa po bisedonte në telefon me bashkëshorten e tij.

Protestat

Me dhjetra qytetarë dje në darkë dolën për të protestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa protestuesve iu bashkuan edhe familjarët e të ndjerit.

Famija e tij nuk ka shumë informacion, ata kanë një dhimbje të madhe, ishte vetëm 21-vjeç dhe kishte një fëmijë të porsalindur, ata se dinë se çfarë ka ndodhur”, tha një nga të afërmit për mediat.

Në një deklaratë, policia lokale deklaroi se një patrullë nga task-forca e drogës po kryente një hetim dhe kishte marrë informacion se një burrë po shpërndante një sasi droge në një parkin banke.

Deklarata thekson se në kohën kur policia është afruar, ai ka qëlluar në drejtim të tyre, ku më pas këta të fundit i janë kundërpërgjigjur.

Nga të dhënat, një armë është gjetur në vendngjarje.

Zgjedhjet presidenciale janë pranë

Vrasja e Peterson ndodhi disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Problemet raciale në SHBA janë çështjet kryesore të opinionit publik dhe mbi të gjitha, votat e komunitetit afro-amerikan, janë një peshë e madhe për rezultatin zgjedhor./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Qarku Durrës, rekord për mbërritjen e votave nga diaspora deri më sot

Eduard Zaloshnja KQZ-ja u ka dërguar pothuaj 246 mijë zarfe emigrantëve të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11...

Aksident i frikshëm në Vlorë/ Makina bie në lumë, brenda 35-vjeçarja me dy fëmijët (FOTO)

Paraditen e sotme rreth orës 10:40, një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Lepenicë të Vlorës. Sipas informacioneve policore, një automjet tip “Renault” ka...

Poshtërimi që ndjeva si shqiptar, pas asaj video përçmuese të këshilltarit të Berishës

Amarildo Pregapuca Më rrenqethi ajo video e LaCivitës. Duhet të rrënqethi, çdo njeri me dinjitet, shqiptar ose jo, që jeton dhe punon brenda territorit të kësaj Shqipërie. Mu...

“Rama merr daullen dhe tallet me ju”/ Berisha komenton mitingun e PS në Dibër

Kryedemokrati u shpreh se Rama tallet me shqiptarët duke u shprehur se “merr dalluen dhe i bie”. “Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini”, deklaroi Berisha, teksa...

Berisha vijon premtimet/ Në 100 ditët e para nuk do ketë rroga nën 500 euro!

Kreu i PD, Sali Berisha ishte në qytetin e Peqinit ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Shqipëria Madhështore”. Berisha u shpreh se Shqipëria do jetë...

Lajme të tjera

Web TV