Një 32 vjeç ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka rënë në një kanal në Cërrik.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Belsh-Rrasë, ku shtetasi A.B., rreth 32 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal në anë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit është plagosur vetë drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar për ndihme mjekësore në spitalin rajonal të qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al