Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish për akuzat e Edi Ramës, këtë herë me tone më të buta.
Kreu i PD e ka këshilluar Ramën duke i thënë që të shtojë testimet, kapacitetet mjekësore, si dhe të rimbursojë kapacitetet mjekësore si dhe të rimbursojë ilaçet për pacientet që janë në shtëpi.
‘Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi,shto kapacitetet mjekësore.Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe.
Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve,” shkruan Basha mes të tjerave në Facebook.
la.mi/Fjala.al