Bashkia e Tiranës i jep pronësinë e tokës Kishës së Shën Prokopit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veliaj i dorëzon kontratën e dhurimit, Kryepeshkopi Anastas: “Përgëzime për punën në Tiranë!”

Ashtu si shumë objekte të tjera kulti në Shqipëri, të cilat ende sot nuk janë pajisur me një certifikatë pronësie, edhe Kisha e Shën Prokopit në Tiranë nuk e dispononte një dokument të tillë, çka mbante peng edhe projektin për rikthimin në identitet të saj.

Pas vendimit unanim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, i dorëzoi dokumentin që i jep pronësinë e tokës mbi të cilën është ngritur, Kishës së Shën Prokopit, në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Kjo i hap rrugën edhe rindërtimit të objektit fetar, që daton plot 240 vite më parë. “Besoj se është një bekim i madh për të gjithë, e jo vetëm për ju që shërbeni në Kishën e Shën Prokopit, apo komunitetin ortodoks.

Perëndia na ka dhënë vullnetin të shërbejmë me dinjitet dhe ta bëjmë atë si duhet,” u shpreh mes të tjerash Veliaj, gjatë dorëzimit të kontratës së dhurimit Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit.

Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, duke i shprehur mirënjohjen e tij kryebashkiakut Veliaj, e përgëzoi në veçanti atë për transformimin që po kryen në Tiranë.

“Përgëzime për punën këtu në Tiranë,” tha ndër të tjera ai. Në vitin 1967, edhe Kisha e Shën Prokopit pësoi fatin e të gjitha objekteve të tjera të kultit. Ajo u gjymtua dhe në vend të saj u ngrit kafe-restorant “Liqeni”.

Por edhe pas rikthimit të funksionit të mëparshëm, 30 vite më vonë, kjo kishë ende sot nuk ka arritur dot të marrë pamjen dhe as lavdinë e dikurshme.

Bashkia e Tiranës, përmes projektit të saj, do të rikthejë në identitetin e saj të hershëm Kishën e Shën Prokopit, pjesë e rehabilitimit të një tjetër xhevahiri në Tiranë.

Lexo edhe :  Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Gonxhja: Naun Shundi dha shpirt e jetë për skenën shqiptare

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Naun Shundi. Gonxhja...

Pacollit po tentojnë t’i marrin aeroportin e Vlorës?

Ish-presidenti i Kosovës dhe miliarderi Behgjet Pacolli mbërriti me urgjencë dy ditë më parë në Kryeministri, për të takuar Edi Ramën. Baca nga Kosova...

“Kepi i Rodonit”, IKMT shemb edhe 19 objekte të tjera

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur edhe 19 objekte të tjera pa leje në zonën e Kepit të Rodonit, duke e çuar...

Nisin hetimet, cilat janë 3 platformat online që po zhvasin shqiptarët

Policia ka nisur zyrtarisht një hetim në lidhje me skemat mashtruese online, të cilat dyshohet se i kanë zhvatur qytetarëve shqiptarë rreth 5 milionë...

Kapsula e kohës së Dianës nga vitet ’90 zbulon një CD të Kylie Minogue dhe një pasaportë

Objektet e varrosura në spitalin Great Ormond Street u nxorën më herët për t’i hapur rrugë ndërtimit të një qendre për kancerin e fëmijëve Rachel...

Lajme të tjera

Web TV