Mësimi online në Universitete/ Kushi: Rrethana që s’mund t’i shmangim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka folur për fillimin e vitit të ri akademik. Në fjalën e saj në  rihapjen e Universitetit të Forcave të Armatosura, Kushi u shpreh se për të sot  nuk është shumë e këndshme të urojë vitin e ri akademik.

E vetëdijshme për sfidat që ka arsimi në kushtet e pandemisë, ministrja tha se është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e Covid.

Ky fillim viti akademik është tejet i pazakontë, është sfidues si asnjë vit tjetër më parë, për shkak të rrethanave të paqarta të pandemisë në gjithë globin.

Dhe nuk është aspak e këndshme për mua sot që të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta. Por kjo është një sakrificë e përbashkët që duhet ta bëjmë. Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kurajo”, u shpreh Kushi.

Më tej ajo sqaroi se është e vetëdijshme për vështirësitë që kemi përpara, por personalisht sfidat aktuale i sheh jo vetëm si pengesa, që duhen adresuar shpejt, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të hapësirave të reja që kanë në fokus forcimin e kapaciteteve.

Mendoj që kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19”, tha Kushi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV