Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj: Gjyqtarët që kam dërguar për ndjekje penale

Debati më i fortë i ditëve të fundit në opinionin publik ka qenë ajo eksponentë  të opozitës akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë që po nxjerrin nga burgjet personazhe  të njohur të krimit të dënuar për krime të rënda. Por ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i ka hedhur poshtë këto akuza duke dhënë një fakt të fortë. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Gjonaj tha se ka depozituar në gjykatë padi  për disa gjykatës që kanë dhënë lirime për disa të dënuar.

 

-Zonjë si iu përgjigjeni atyre që thonë se nga burgjet po dalin ata që konsiderohen si VIP-at e krimit?

-Duhet t’i marrim rast pas rasti. Në të gjitha rastet kur unë jam sinjalizuar më parë sesa të jepet vendimi i Gjykatës, kam kryer adresimin në të gjitha institucionet përkatëse të Drejtësisë duke filluar që nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, më herët Këshilli i Lartë Gjyqësor, me qëllim që situata të tilla të mund të parandalohen. Dhe në rastet kur ato janë bërë fakt dhe ne jemi në dijeni të këtij fati pasi është dhënë vendimi, atëherë padyshim kemi referuar rastet edhe ne Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, ku në rastin e dy gjyqtarëve unë kam referuar edhe faktin që ka pasur indicje për vepër penale dhe do të duhej që Prokuroria të hetonte çështjen. Të gjitha janë në proces. Ministri i Drejtësisë ka çuar më shumë sesa dy gjyqtarë në rastet kur ka pasur indicje apo ka ardhur përballë këtij fakti dhe një ndër rastet e fundit ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë e ka vijuar procesin ka qenë për një gjyqtar të rrethit gjyqësor të Korçës ku vijon procesi disiplinor për marrjen e masës nga Këshilli Gjyqësor./Fjala.al/Ke.Ba