Ministrja Gjonaj: 10 prokurorë dhe gjykatës, padi në Strasburg për Vettingun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë 305 gjyqtarë dhe prokurorë që i janë nënshtruar deri më sot procesit të vettingut si pjesa më e rëndësishme e asaj që quhet reforma të drejtësi. Ndërkohë duhet theksuar se gjysma e tyre nuk e kanë kaluar këtë proces dhe janë larguar nga sistemi. Por çfarë janë duke bërë kjo “ushtri” prej 150 gjyqtarësh dhe prokurorësh? Informacioni më i fundit vjen nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU. Sipas saj janë afro 10 prej tyre që kanë bërë kërkesë për gjykim në Gjykatën e Strasburgut. Padi që nëse merren parasysh krijon një precedent që sjell pasoja për ecurinë e vettingut.  Sipas Gjonajt një nga arsyet e vonesës së procesit të vettingut është se procesi është i komplikuar dhe kalon në disa faza në mënyrë të bëhet i saktë dhe pa asnjë interpretim. Për Gjonajn kjo bëhet me qëllim që nëse dikush bën kërkesë për gjykim në Strasburg të mos ketë mundësi të fitojë.

 

 

-50% nga 267 prokurorë dhe gjyqtarë të vetuar rezultojnë jashtë sistemit.  Kjo është një shifër shumë e mirë në aspektin e një bilanci. Por problem është se vetting ka qenë shumë i ngadaltë, si jë rrotë që ka lëvizur pa ingranazh. Nuk ishte e mundur që ky vettingu të ishte një proces më i shpejtë?

-Unë mendoj që ky është thjesht një perceptim, por procesi i vettingut dhe institucionet e vettingut kanë kryer një proces i cili ka qenë vërtet shumë kompleks dhe vazhdon të jetë shumë kompleks. Dhe mos harrojmë që nuk janë vetëm institucionet e vettingut shqiptar ato që kryejnë procesin por kemi edhe operacionin ndërkombëtar të monitorimit i cili i ndjek në çdo aspekt. Dhe të mos harrojmë janë dosje voluminoze, të cilat përkthehen për vëzhguesit ndërkombëtarë, por nga ana tjetër duhet të kuptojmë që edhe situatat e fundit në të cilat Shqipëria por edhe mbarë bota ka patur fatin e keq për të përballuar, ne kemi pasur edhe fatkeqësinë e tërmetit por njëkohësisht edhe pandeminë, kanë ndikuar jo pak. Më duhet t’iu korrigjoj për shifrat pasi janë 305 deri tani subjekte të vetuara. Është një proces shumë kompleks. Dhe nga ana tjetër do të duhet që institucionet e vetingut të garantojnë dhe procesin e rregullt ligjor për të gjitha subjektet të cilat më pas kalojnë edhe në kolegjin e apelimit në vendin tonë, i drejtohen Gjykatës së Strasburgut dhe çdo lloj kostoje që mund të na sjellin vendimet e parregullta nga ana e institucioneve të vettingut do jetë një kosto e madhe për vendin tonë. Për këtë arsye janë procese shumë komplekse.

-Sa padi ka në Strasburg?

-Duhet të jenë disa subjekte, nuk e kam informacionin e saktë, por janë disa subjekte.

-5, 10?

-Më pak sesa 10.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV