Ministrja Gjonaj: E vërteta për grevën në burgje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy javë më parë në pesë burgje të vendit i zhvilluan greva urie. Kjo e tronditi sistemin dhe solli një reagim nga ana e qeverisë deri në largimin  e drejtorit atij të Peqinit. Por si ka qene e vërteta dhe çfarë ndodhi realisht në burgje? Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, ministrja Gjonaj sqaroi se gjitha erdhi pas aplikimit të sistemit “Regjimi 41 BIS” që sipas saj është shumë i vështirë për personazhet e botës së krimit.

-Si shkoi greva në disa burgje të vendit, vetëm pak kohë më parë? Çfarë ndodhi?

-Që të zgjidhet një problem, unë besoj se duhet të fillojë nga shkaku. Dhe shkaku ishte 41 BIS, pasi subjekti i parë që filloi protestën ishte një nga subjektet që ishte vendosur në 41 BIS. Duke mbajtur në konsideratë që ne e dinim që në krye të herës që ky ishte një regjim jo i lehtë, por të vendosur dhe duke patur mbështetjen edhe të Kryeministrit e dinim që kishte vështirësitë e saj. Kjo ka qenë fillesa e një refuzim ushqimi do ta quaja fillimisht në institucionin e Peqinit dhe më pas i replikuar në disa institucione, më shumë për tu solidarizuar me ata të cilët e filluan në Peqin.  Situatën arritëm ta menaxhonim, padyshim do duhej të kishte një menaxhim më të mirë edhe nga drejtuesit e institucionit të Peqinit në momentin që filloi kjo revoltë. U morën masat sipas përgjegjësisë disiplinore dhe sot ka një kallëzim të referuar në Prokurorinë e Elbasanit për të kuptuar cilët ishin faktorët që kanë ndikuar apo subjektet që kanë ndikuar si nga jashtë, edhe nga brenda institucionit./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Blushi: Qeveria flet për anije kozmike, fëmijët me kancer vdesin nga mungesa e ilaçeve

Partia e Lirisë po prezanton sot ekipin e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, u...

Vrasja e studentes shqiptare/Nëna e ish të dashurit nuk e donte: Ma shpërqendronte djalin

Nuk e shihte me sy të mirë. Aq sa nuk e donte as pranë shtëpisë. Një qëndrim që, ndoshta, nuk ishte vetëm pasojë e...

Rritet përdorimi i pagesave me kartë

“Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë një rritje me 35% të pagesave me kartë vitin që lamë pas, të cilat si vlerë transaksionesh...

Evolucioni: Sa kohë që evropianët kanë lëkurë të hapur?

Duke studiuar evolucionin nga gjenomet e lashta, ne kemi zbuluar se ngjyrat e lehta të lëkurës, syve dhe flokëve kanë qenë të përhapura në...

Numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar arrin në mbi 3.300

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar është rritur në mbi 3.300, raportoi media shtetërore më 5 Prill, teksa shefi për ndihmë...

Lajme të tjera

Web TV