Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet e punimeve të kantierit e ri në Laç.
“Mirë mëngjesi dhe me kantierin e rilindjes në laç, ku zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Tërmeti shkatërrues i datës i 26 nëntor, ku u shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën pa banesat e tyre, është më vdekjeprurësi në botë për vitin 2019.