Kryeministri Edi Rama tha se shoqëria digjitale është një nga sfidat më të mëdha të kohës që po jetojmë.
Deklarata e kryeministrit u bë në takimin digjital për Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor si eventi përmbyllës i Samitit të tretë.
“Ky samit zhvillohet në një format ndryshe nga ajo që do të donim. Jemi me rregullat që ndoshta nuk janë të dëshirueshme por të rëndësishme për shkak të situatës. Është bërë e qartë se ky nuk është thjesht një samit si gjithë të tjerë apo një evenimentin na kalendarin tonë, por pjesë e një procesi të pandalshme që përqendrohet të ndërlidhja midis qytetarëve dhe vendeve tonë.
Tani që flasim jam i sigurt se jetojmë në një moment përcaktues për të ardhmen.
Jemi këtu për aspektin digjital dhe nuk ka dyshim që është një aspekt kyç i rrugës për të ecur përpara. Në të gjitha fushat, përfshin një spektër të gjerë qytetarësh pavarësisht nga profesionet. Shoqëria digjitale sfida më e madhe e këtij shekulli dhe instrumenti më i jashtëzakonshme, por të ngritur një mjedis ku njerëzit që jetojnë në hapësira të ndryshme të komunikojnë.
Nga ana tjetër është edhe përballja me kërcënime, me pasoja të panjohura. I jam mirënjohës qeverisë gjermane që ishte e gatshme ta ndihmonte këtë samit.
Më është thënë që ka shumë gjëra që do të vijnë si rezultat i angazhimeve të ndërmarra me këtë rast , sidomos dy memorandumet e mirëkuptimit, për transformimin digjital dhe tjetri për ndërlidhje të rajonit. Jam plotësisht i bindur që këto nuk janë thjesht memorandume mirëkuptimi, por përcaktojnë shumë të ardhmen tonë të përbashkët. Bashkëpunimi digjital është pjesë e pandashme e paketës së procesit të Berlinit.
Në kuadër të pandemisë ky bashkëpunim duket se është më i rëndësishëm dhe më jetik. Të dyja këto samite, ky dhe ai i krerëve të qeverisë në Sofje, janë për të ndihmuar në ngushtimin e hendeqeve si edhe për të ndihmuar të rrisim standardet e BE. S’ka dyshim që kemi mjaft hendeqe për të plotësuar, por është e qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë përqafuar këtë sfidë dhe po punojnë për të ndikuar individualisht sa më shumë të jetë e mundur vizionin e përbashkët.
Nuk ka qenë e lehtë, por sot kemi një kuptim dhe një dakordësi më të madhe për Shengenin Rajonal dhe kjo është arritje e vërtetë. Asgjë nuk na ndalon ta shndërrojmë këtë cep të Evropës në qendër të shërbimeve digjitale”, tha Rama.