Vidhet banesa e ish-kreut të tatimeve në Elbasan, autorët marrin 1.5 milionë lekë

Një banesë në Shirgjan të Elbasanit ka rënë pre e një vjedhjeje gjatë mbrëmjes së djeshme.

Bëhet me dije se është vjedhur banesa e ish-kreut të Tatimeve në Elbasan, Hyqmet Lleshi.

Mësohet se në banesën e Lleshit, autorët kanë marrë rreth 1.5 milionë lekë.

Edhe pse familja Lleshi kishte vendosur sistem alarmi në banesë, autorët kanë arritur të kryejnë vjedhjen pasi sistemi i alarmit nuk është aktivizuar.

“Punën” e hajdutëve është lehtësuar dhe nga fakti se vila e ish-kreut të tatimeve ndodhej në anë të rrugës.

la.mi/Fjala.al