Brdariç: Për Vllazninë çdo ndeshje është si një finale, nuk ka eufori në skuadër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga dy skuadrat e kthyera në Kategorinë Superiore, Apolonia, përballet me Vllazninë, në një takim që vë përballë dy trajnerë të dy shkollave të ndryshme, asaj gjermane dhe asaj italiane.

Dhe Vllaznia ndihet gati për sfidën e parë të sezonit të ri të kampionat ndaj Apolonisë. Trajneri Tomas Brdariç thekson se futbollistët e tij mezi presin të luajnë, pas 3 muajsh pritjeje. Në fakt, nuk i ka ndodhur ndoshta kurrë më parë kjo gjë.

Tomas Brdariç është prej 3 muajsh trajner i Vllaznisë, por vetëm të dielën e kaluar provoi ndeshjen e parë zyrtare, në atë fitore 7-0 në Kupë ndaj Devollit, ndërsa tani, për tri ditë, vjen e dyta. Përballë shkodranëve do të jetë Apolonia, ndërsa pritshmëria është e madhe nga publiku shkodran për këtë sezon. “Përqendrimi ynë është vetëm tek Apolonia, – ka deklaruar gjermani. Kjo ndeshje është si finale. Jemi të përgatitur. E dimë se Apolonia tani ka ardhur në Superiore, por ka synimet e veta.”

“Ne jemi të përgatitur për të marrë rezultatin pozitiv, por gjithashtu mendojmë se kjo do të jetë një sfidë e mirë për ne”, – ka vijuar kreu i stolit kuqeblu, i cili është pyetur nëse suksesi 7-0 në Kupë ndaj Devollit ka shkaktuar ndoshta eufori në radhët e lojtarëve. “Çdo rezultat i mirë na jep besim në vetvete, pra është i mirë, por nuk ka sesi të ketë eufori, – është përgjigjur ish-lojtari i përfaqësueses gjermane. – Është fillimi i sezonit, ndërsa kemi 3 muaj që përgatitemi.”

“Lojtarët mezi presin që të luajnë, por rezultati nuk mund të parashikohet”, – ka shtuar ai. Por, sa e njeh trajneri kundërshtarin dhe a i druhet sadopak? “Unë nuk kam frikë nga askush, – thotë Brdariç. – Unë kam shumë respekt për kundërshtarin, por kjo ndeshje është e rëndësishme jo vetëm për skuadrën.  Një fitore do të ishte pozitive për publikun, për tifozët dhe për qytetin në përgjithësi”. Vllaznia ka pasur probleme sezonet e fundit, duke qenë ekip 100 për qind i Bashkisë Shkodër.

Lexo edhe :  E bujshme/ Trent Alexander-Arnold njofton largimin nga Liverpool në fund të sezonit

Ndërsa tani ka një sponsor që e drejton, siç është biznesmeni i njohur Alban Xhaferi dhe do të hyjë në fazën e privatizimit, që mund ta kthejë skuadrën shkodrane në rrugë të mbarë. Bashkë me Kategorinë e Parë, zbresin në fushë të mërkurën për të nisur sezonin e tyre edhe dy Kategoritë e tjera të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ajo e Para dhe ajo e Dyta.

Të fundit

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

KQZ apel qytetarëve: Denonconi online parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një postim në rrjetin social facebook i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë parregullsitë që mund të shfaqen gjatë...

Akuzat e Gjin Gjonit se PS po blen vota me ambulancë në Lezhë/ Reagon QKUM

Qendra Kombëtare e Ugjencës Mjekësore ka reaguar pas denoncimit të drejtuesit politik të qarkut Lezhë për Partinë Demokratike, Gjin Gjoni ku thuhej se simpatizantë...

Lajme të tjera

Web TV