Intervista/Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj: Gjyqtarët që kam dërguar për ndjekje penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë, në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, flet për reformën në sistemin e drejtësisë, procedimet disiplinore për gjyqtarët dhe vetingun. Përse pati grevë nëpër burgje dhe kush ishin organizatorët e saj.

Nga Roland Qafoku

-50% nga 267 prokurorë dhe gjyqtarë të vetuar rezultojnë jashtë sistemit.  Kjo është një shifër shumë e mirë në aspektin e një bilanci. Por problem është se vetting ka qenë shumë i ngadaltë, si një rrotë që ka lëvizur pa ingranazh. Nuk ishte e mundur që ky vettingu të ishte një proces më i shpejtë?

Unë mendoj që ky është thjesht një perceptim, por procesi i vettingut dhe institucionet e vettingut kanë kryer një proces i cili ka qenë vërtet shumë kompleks dhe vazhdon të jetë shumë kompleks.

Dhe mos harrojmë që nuk janë vetëm institucionet e vettingut shqiptar ato që kryejnë procesin por kemi edhe operacionin ndërkombëtar të monitorimit i cili i ndjek në çdo aspekt.

Dhe të mos harrojmë janë dosje voluminoze, të cilat përkthehen për vëzhguesit ndërkombëtarë, por nga ana tjetër duhet të kuptojmë që edhe situatat e fundit në të cilat Shqipëria por edhe mbarë bota ka patur fatin e keq për të përballuar, ne kemi pasur edhe fatkeqësinë e tërmetit por njëkohësisht edhe pandeminë, kanë ndikuar jo pak.

Më duhet t’iu korrigjoj për shifrat pasi janë 305 deri tani subjekte të vetuara. Është një proces shumë kompleks.

Dhe nga ana tjetër do të duhet që institucionet e vetingut të garantojnë dhe procesin e rregullt ligjor për të gjitha subjektet të cilat më pas kalojnë edhe në kolegjin e apelimit në vendin tonë, i drejtohen Gjykatës së Strasburgut dhe çdo lloj kostoje që mund të na sjellin vendimet e parregullta nga ana e institucioneve të vetingut do jetë një kosto e madhe për vendin tonë. Për këtë arsye janë procese shumë komplekse.

-Sa padi ka në Strasburg?

Duhet të jenë disa subjekte, nuk e kam informacionin e saktë, por janë disa subjekte.

-5, 10?

Më pak sesa 10.

-A keni Keqardhje për ndonjë prokuror apo gjyqtar që nuk e ka kaluar vettingun dhe jeni habitur se si mund të mos e ketë kaluar?

Unë si ministër Drejtësie nuk kam të drejtë të ndiej keqardhje për sa kohë them që një proces i tillë duhet të garantojë në radhë të parë transparencën dhe e dyta standardin në respektim të Kushtetutës dhe ligjit.

Dhe nëse këto standarte respektohen nga të gjitha institucionet e vettingut për të gjitha subjektet, atëherë ky është një roces i cili do duhet të ketë edhe pjesën pozitive dhe pjesën negative.  Dhe për këtë arsye janë dy shkallë të institucionit të vettingut, që nëse një shkallë bën një gabim, shkalla tjetër nuk lejon që ky gabim të vijojë.

-Zonjë, ju thatë që ka dy muaj që ka filluar punë drejtoresha e BKH. Por ka një problem me përzgjedhjen e 60 oficerëve të policisë gjyqësore. Çfarë po ndodh atje?

Ne ndjekim të gjitha proceset për të kuptuar dhe për të raportuar. Por nga ana tjetër janë procese të cilat janë natyrshëm që mund të ndodhin dhe me ankime. Gjykata do ta vendosë në fund nëse ka një problematikë, por unë di që ndërkohë është një proces që monitorohet edhe nga misionet ndërkombëtar si një kërkesë e ligjit në radhë të parë, por nga ana tjetër si një vullnet dhe angazhim që partnerët ndërkombëtarë kanë ndërmarrë për gjithë zbatimin e reformës në drejtësi.

-Ju besoni se atje mund të ketë anashkalime dhe një përzgjedhje faire?

Unë dua të besoj që ligji dhe parashikimet ligjore zbatohen në të gjitha proceset. Ku ka problematika, padyshim zgjidhen me organet kompetente siç është në rastin konkret gjykata.

-Nëse nuk plotësohet numri me 60, ata do shkojnë për specializim në Amerikë?

Janë partnerët ndërkombëtarë që po e monitorojnë procesin, po ofrojnë këshillim, dhe besoj do kenë përgatitur një program për të gjithë hetuesit të cilët do rekrutohen gjatë kësaj periudhe.

-A ka sot aktualisht të prekur me Covid në burgje?

Ka numra të paktë.

-Sa është numri?

Numri mund të jetë i lartë por sot ne kemi vetëm tre persona të dënuar, që janë të infektuar me Covid-19, por me simptoma fare të lehta.

-Si shkoi greva në disa burgje të vendit, vetëm pak kohë më parë? Çfarë ndodhi?

Që të zgjidhet një problem, unë besoj se duhet të fillojë nga shkaku. Dhe shkaku ishte 41 BIS, pasi subjekti i parë që filloi protestën ishte një nga subjektet që ishte vendosur në 41 BIS.

Duke mbajtur në konsideratë që ne e dinim që në krye të herës që ky ishte një regjim jo i lehtë, por të vendosur dhe duke patur mbështetjen edhe të Kryeministrit e dinim që kishte vështirësitë e saj. Kjo ka qenë fillesa e një refuzim ushqimi do ta quaja fillimisht në institucionin e Peqinit dhe më pas i replikuar në disa isntitucione, më shum ëpër tu solidarizuar me ata të cilët e filluan në Peqin.

Lexo edhe :  "Me Berishën nuk bëhet, por edhe pa të s'bëhet"/ Deputeti i PD sulmon kryedemokratin

Situatën arritëm ta menaxhonim, padyshim do duhej të kishte një menaxhim më të mirë edhe nga drejtuesit e institucionit të Peqinit në momentin që filloi kjo revoltë. U morën masat sipas përgjgjësisë disiplinore dhe sot ka një kallëzim të referuar në Prokurorinë e Elbasanit për të kuptuar cilët ishin faktorët që kanë ndikuar apo subjektet që kanë ndikuar si nga jashtë, edhe nga brenda institucionit.

-Zonjë si iu përgjigjeni atyre që thonë se nga burgjet po dalin ata që konsiderohen si VIP-at e krimit?

Duhet t’i marrim rast pas rasti. Në të gjitha rastet kur unë jam sinjalizuar më parë sesa të jepet vendimi i Gjykatës, kam kryer adresimin në të gjitha institucionet përkatëse të Drejtësisë duke filluar që nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, më herët Këshilli i Lartë Gjyqësor, me qëllim që situata të tilla të mund të parandalohen.

Dhe në rastet kur ato janë bërë fakt dhe ne jemi në dijeni të këtij fati pasi është dhënë vendimi, atëherë padyshim kemi referuar rastet edhe ne Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, ku në rastin e dy gjyqtarëve unë kam referuar edhe faktin që ka pasur indicje për vepër penale dhe do të duhej që rokuroria të hetonte çështjen.

Të gjitha janë në proces. Ministri i Drejtësisë ka çuar më shumë sesa dy gjyqtarë në rastet kur ka pasur indicje apo ka ardhur përballë këtij fakti dhe një ndër rastet e fundit ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë e ka vijuar procesin ka qenë për një gjyqtar të rrethit gjyqësor të Korçës ku vijon procesi disiplinor për marrjen e masës nga Këshilli Gjyqësor.

-Si i përgjigjeni akuzave të deputetit Lefter Maliqi se ju nuk keni marrëdhënie korrekte pune me Drejtorin e Përgjithshëm të burgjeve?

Unë i përgjigjem kujtdo që zbaton padyshim procedurën dhe rregulloren. Besoj që është mirë që njerëzit para se të merren qoftë edhe deputetë por çfarëdo lloj funksioni të kenë, në rradhë të parë të shikojnë rezultatet dhe nuk dua fare t’iu përgjigjem këtyre komenteve të cilat për mua janë të nivelit të ulët.

-Zonjë, keni pothuajse 4 vjet si ministre dhe jeni më jetëgjata. Me çfarë mund të krenoheni ju nga të gjithë punët tuaja në këtë ministri?

Unë në natyrën time modeste besoj që janë shumë aspekte me të cilat duhet të krenohemi. Unë nuk jam vetëm si  minstër Drejtësie. Unë kam një ekip i cili në fakt dhe në këtë periudhë të vështirë ka punuar në mënyrë të jashtëzakonshme ku një ndër aspektet kryesore janë reformat legjislative.

Ne sot jo vetëm që kemi ndërmarrë të gjitha aktet nënligjore të cilat dalin në zbatim të një sërë ligjesh duke përfshirë këtu edhe paketën e Reformës në drejtësi, por nga ana tjetër kemi marrë disa reforma të cilat nuk kanë pasur kurrë një rregullim ligjor dhe këtu po përfshij vetëm ligjin për përkthyesit zyrtarë të cilat kanë qenë të parregulluar, projektligjin për agjentët e pasurive të paluajtshme që dhe kjo është për herë të parë, ligjin për arbitrazhin, dhe njëkohësisht dhe kodin e ri penal.

Dhe për të mos folur pastaj për gjithë pjesën e kuadrit legjislati siç është reforma në sistemin penitenciar. E dyta është shërbimi ligjor falas ku për herë të parë ndryshoi skema dhe sot ne i gjendemi qytetarëve jo vetëm nëpërmjet një zyre që ka Tirana por po hapim zyra në të gjitha bashkitë me qëllim që të gjithë qytetarët të marrin ndihmën juridike falas parësore dhe dytësore. Dhe ka filluar këtë vit, me 46 vendime ku 46 subjekte kanë përfituar avokatin falas të paguar nga buxheti i shtetit nga drejtoria që varet nga ministria e Drejtësisë.

-Nuk të ka thënë ndonjëherë bashkëshorti:: “mjaft se na çmende, merresh me këto budallallëqet e politikës shqiptare”?

Patjetër që edhe në familje ka dilemat e veta por përtej faktit që bashkëshorti ka qenë një ndër mbështetësit dhe përkrahësit e mi më të mëdhenj, shpesh herë diskutimi është me prindërit, dhe padyshim edhe në koston e asaj çfarë do të ketë djali im, por besoj se ja vlen sakrifica për të ndërtuar në atë që ti beson dhe unë besoj fort te reforma në drejtësi.

-Më bën përshtypje zonjë që ju keni lindur në Pukë. Ke pasur kompleksin me kolegët dhe pjesëtarët e tjerë të qeverisë të lindur në Tiranë?

Asnjëherë për hir të së vërtetës. Mbase për faktin që familja ime duke qenë babai ushtarak i është dashur të lëvizë në vende të ndryshme dhe e kam konsideruar si një sakrificë që i ka rënë atij dhe familjes sonë për ta hequr.

-Pra ju nuk jeni nga Puka?

Jo, origjina ime është nga Përmeti. Jo tani në qeveri, por në asnjë moment nuk e kam trajtuar si një pjesë kompleksiteti, në mënyrë absolute pasi për mua njerëzit në çdo krahinë janë njësoj me të mirat dhe defektet e çdo krahine.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Protesta e opozitës/ Çupi: Kjo është vdekja e një partie

Analisti Frrok Çupi ka komentuar protestën e opozitës, e cila po vazhdon që prej orës 17:00. Ai ka thënë...

Vendi ynë prej dekadash vuan nga rrjedhja e trurit!

Ndërsa Shqipëria prej dekadash po vuan nga rrjedhja e trurit, shtetet fqinjë, Greqia dhe Italia, ku kanë shkuar pjesa më e madhe e shqiptarëve,...

E hëna e zezë në trafik/ Dy makina përplasen, një viktimë (Emri)

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin...

Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne

Dy ish-kryeministra francezë do të jenë pjesë e ekzekutivit të François Bayrou, i cili u shpall nga sekretari i përgjithshëm i Elizesë, Alexis Kohler....

“Sa kohë ke pa tu rrit rroga pse nuk proteston?”, Bardhi përplaset me policin në protestë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi përplaset me policin në protestë. Ai i ka kërkuar atij që t’i bashkohet tubimit të opozitës këtë...

Lajme të tjera

Web TV