Tirana solidarizohet me Vjenën/ Veliaj: Dashuria dhe bashkëpunimi janë vlerat e vërteta njerëzore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës të martën në darkë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit austriak në shenjë solidarizimi me sulmin terrorist që ndodhi dy ditë më parë.

Përmes kësaj gjetje të veçantë, edhe Tirana ka shprehur mbështetjen ndaj dhimbjes së popullit të Austrisë pas tragjedisë së një dite më parë.

“Dashuria dhe bashkëpunimi janë vlerat e vërteta njerëzore! Tirana solidarizohet me qytetin e Vjenës, duke veshur fasadën e bashkisë me ngjyrat e flamurit austriak. Sulmi i djeshëm terrorist ishte një akt i shëmtuar burracakësh – kurrë s’do ta përkulin të mirën”, shkruan Veliaj.

Tirana dhe Vjena këto 5 vitet e fundit kanë marrëdhënie të shkëlqyera duke intensifikuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Pesë persona humbën jetën dhe 22 të tjerë mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në Vjenë pas një sulmi terrorist.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Elisa Spiropali voton e para/ Sot është dita e Shqipërisë, të tregojmë që jemi evropianë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ishte e para përfaqësuese politike që votoi këtë mëngjes. Ajo ushtroi të drejtën e saj...

Shqipëria voton sot për parlamentin e ri/ Vjen reagimi i parë nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në facebook, ndërsa shqiptarët kanë nisur t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur 140 deputët...

Zgjedhjet/ Probleme të shumta në nisjen e procesit të votimit në disa qarqe të vendit

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur me problematika në disa zona të vendit, duke penguar qytetarët që të ushtrojnë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja si duken fletët e votimit sipas qarqeve

Sot shqiptarët votojnë për Kuvendin e Shqipërisë. Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë me qytetarët pamjet se si duket fleta e votimit...

Etapa e tretë e “Giro d’Italia” përfundon sot në Vlorë, akset ku ndalohet qarkullimi

Etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” në Shqipëri, do të zhvillohet në Vlorë. Xhiro do të nisë rreth orës...

Lajme të tjera

Web TV