Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka publikuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku më pak se dy minuta, ai tregon disa sekuenca të kërcimeve që ai ka bërë në takime të ndryshme elektorale.
Trump, i cili sapo ka mbyllur fushatën e tij elektorale, e shoqëron videon me diçiturën: Voto! Voto! Voto!
VOTE! VOTE! VOTE!pic.twitter.com/85ySh1KYkh
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 3, 2020
Videoja, tek e cila shfaqet pa maskë në kohë të ndryshme gjatë takimeve të tij të kryera në disa shtete, përfshin kërcimin e tij që ai e ka treguar dhe që në thelb përbëhet nga një lëvizje e krahëve dhe ijeve që duket se ndjek ritmin e një kënge shumë të njohur të grupit amerikan “Village People”, e titulluar YMCA.
Pavarësisht nga fakti se kërcimet e Trump me këtë temë janë bërë virale në disa rrjete sociale javët e fundit, disa nga anëtarët e grupit “Village People”, i kanë kërkuar atij në mënyrë të përsëritur të ndalojë përdorimin e kësaj kënge në takimet e tij elektorale.
Një nga anëtarët e këtij grupi është Victor Willis, i cili e ka kritikuar përdorimin e këngës YMCA.
Kjo nuk është hera e parë që Trump përdor këngë nga këngëtarë ose grupe të njohura për të shoqëruar takimet e tij elektorale, ku shumë prej këtyre artistëve e kanë ndaluar përdorimin e tyre.
Mes këtyre artistëve, janë të njohura rastet e Mick Jagger dhe Keith Richards të The Rolling Stones dhe familja e këngëtarit Tom Petty, i cili vdiq në vitin 2017./Re.D/Fjala.al