Rama në Kurbin: Më 26 nëntor shkolla “Dan Bajrami” hap dyert për 400 nxënës

Kryeministri Edi Rama, ka vijuar inspektimet në Laç, në kantierin e ndërtimin të shkollës nëntë vjeçare “Dan Bajrami” në Gjorem.

Pritet që shkolla të hapë dyert më 26 nëntor për 400 nxënës.

I shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, kryeministri vlerësoi punën e deritanishme, ndërsa shtoi se projekti do të jetë me më shumë hapësirë.