Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video në të cilën tregon që ka përfunduar shkolla e parë e rindërtimit “Shaqe Mazreku” në Durrës.
Shkolla u shkatërrua pas tërmetit të 26 nëntorit vitin e kaluar.
Kryeministri thotë se shkolla ka nisur të ndërtohet nga themelet më datë 1 korrik 2020 dhe tre ditë më parë, në datë 1 nëntor 2020 ka përfunduar.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e ndarjes me ju të lajmit të përfundimit të punimeve për rilindjen e shkollës së parë të shkatërruar nga tërmeti i vitit të shkuar, ju uroj një javë të bukur si kjo shkollë“, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al