SHBA/ Sarah McBride është senatorja e parë transgjinore: Është koha për ta ndryshuar këtë shoqëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sarah McBride është senatorja e parë transgjinore që fitoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. McBride u shpall fituese në shtetin e saj të lindjes, Delaware në zgjedhjet e 2020-ës.

30-vjeçarja nuk është thjeshtë një fasadë, pasi ka një karrierë të gjatë politike, e cila është e mbushur me histori suksesi.

Në vitin 2012, kur ishte një djalë i quajtur Tim, ndërmori hapat e parë në politikë, duke punuar për ish-guvernatorin e Delaware, Jack Markell. Vite më pas punoi edhe për fushatën e Prokurorit të Përgjithshëm Beau Biden, babai i të cilit, ndoshta mund të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës në SHBA.

Pasi përfundoi studimet, ajo ishte e para stazhiere transgjinore në Shtëpinë e Bardhë, gjatë administratës së Obamës, duke punuar për çështjet e LGBTQI në Zyrën e Angazhimit Publik dhe Çështjeve Ndërqeveritare, para se të ndiqte karrierën si sekretare e medias ndërkombëtare për fushatat mediatike mbi të drejtat e njeriut.

Por avancimi i vërtetë i Sarës në politikë erdhi në vitin 2016, kur ajo iu drejtua demokratëve si personi i parë trans që foli hapur në kongresin e tyre.

Pavarësisht përparimit tonë, ka ende shumë punë për të bërë”, tha ajo në fjalën e saj, duke rrëfyer se si çështja LGBTQI, duhet të ishte një çështje kryesore në zgjedhjet presidenciale të atij viti.

A do të jemi një komb ku ka vetëm një mënyrë për të dashur, për të parë dhe për të jetuar? A do të jemi një komb ku të gjithë kanë lirinë për të jetuar hapur dhe në mënyrë të barabartë; një komb që është më i fortë duke qenë i bashkuar? Kjo është pyetja që të gjithë duhet t’ia bëjmë vetes”, tha ajo.

Është shumë e qartë se këmbëngulja e Sarës është ajo që e çoi në këtë rezultat dhe një sjellje e tillë është fryt i së kaluarës.

Lexo edhe :  Çfarë është 'Kapja e Shtetit'? Një paralajmërim për amerikanët

Ishte djali i katërt i familjes dhe më i vogli, i rritur në një lagje të rehatshme në veri të Delaware, ku gjithmonë kishte menduar se nuk ishte në gjendje të shprehte atë se çfarë ndjente. Me shumë gjasa që nga fëmijëria e kishte kuptuar se brenda trupit të një djali, po rritej një vajzë.

Kam kujtime të ndryshme dhe tani i kuptoj si shenja, për shembull, në festë karnavalesh u vesha si Hirushja dhe në atë moment e kuptova që dhimbja që më shoqëronte gjithmonë u zhduk. Por nuk e kuptova dot arsyen. Me kërkimet e mija në internet po futesha në shumë histori të ndryshme për të kuptuar se si personat transgjinorë kanë jetuar përgjatë historisë dhe kulturave të ndryshme. Sylvia Rivera dhe Marsha P.Johnson ishin pararojë e lëvizjes modern LGBTQ. Gjithashtu, mësova se si një person kishte deri në gjashtë identitete gjinore në kulturën e lashtë hebreje. Nga këto lexime arrita të kuptoja se ajo çfarë ndjeja nuk ishte e gabuar dhe nuk ishte diçka që mund ta ndjeja vetëm unë. Kjo ide të cilën e kisha shtjelluar në mendjen time, fillova ta shpreh edhe së jashtmi”, tha ajo.

Në vitin 2012, ajo gjeti dashurinë e saj. Takon Andy-n, një aktiviste për të drejtat e LGBTQI, e cila gjatë studimeve në kolegj sapo kishte filluar udhëtimin e saj nga femër për në mashkull. Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet. Në vitin 2013, Andy u diagnostikua me kancer dhe vdiq në gusht të 2014, vetëm 4 ditë pasi u martua me Sarën.

Presidenti Obama do ta kujtonte atë në një fjalim të mbajtur në tetor të vitit të kaluar, duke e konsideruar “një kampion të ndryshimit”, në lidhje me betejat e zhvilluara gjatë jetës së tij./Re.D/Fjala.al

 

 

Të fundit

Po përgatitej të vriste një të pastrehë, arrestohet 15-vjeçari i grupit neo-nazist

Një adoleshent 15-vjeçar, i cili dyshohet se ishte identifikuar plotësisht me ideologjinë neo-naziste, u arrestua sot në qytetin Bolzano,...

90 min bisedë me Putin, Trump telefonon dhe Zelenskin: Negociatat për pushimin e luftës..

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një telefonatë këtë të mërkurë me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Volodymyr Zelenski. Lajmi bëhet i...

Filmi i ri ku merr pjesë, të gjithë vunë re tatuazhin e Brad Pitt për Angelina Jolie

Pak orë më parë u publikua teaser-i i parë i filmit të ri të Brad Pitt, me titull “F1”, i cili do të dalë...

Berisha shkel statutin, kreu i PD: Krerët e qarqeve jashtë votimit në primare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, mbledhja e cila është ende në vijim. Ish-kryeministri Sali Berisha ka propozuar që drejtuesit e qarqeve...

’Shqipëria 2030′ në BE edhe për një drejtësi të pavarur”,Rama:Detyra jonë të ngremë zërin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se të enjten do të komunikojë sërish “live” me qytetarët në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV