Shuhet trajneri i njohur i basketbollit, Viron Toska, Ponari: Ti shkrove një kapitull të artë në sportin tonë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të mërkurën është ndarë nga jeta trajneri i mirënjohur i basketbollit vlonjat dhe atij shqiptar, Viron Toska. Ai nuk i mbijetoi dot betejës me virusin Covid-19 duke u shuar në moshën 64-vjeçare.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, i ka kushtuar një homazh të veçantë ndarjes nga jeta të trajnerit të njohur të koshit, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Ja dhe statusi i plotë i kreut të FSHB-së:

Lamtumirë miku ynë i shtrenjtë, Viron Toska!

Mëngjesi i së mërkurës solli një lajm të kobshëm për komunitetin e basketbollit në Shqipëri. Trajneri legjendar i basketbollit vlonjat dhe atij shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, në moshën 64-vjeçare. Njeriu që i dha Vlorës dhe koshit shqiptar adrenalinën e tij të pashterur, Viron Toska ishte trajneri që mbajti gjallë dëshirën e një qyteti të tërë.

Duke drejtuar me përkushtim dhe me pasion ekipin e vajzave të Vlorës, ai e shndërroi Flamurtarin në një prej skuadrave më të pathyeshme të dy dhjetëvjeçarëve të parë të këtij mijëvjeçari të ri, duke shkruar një kapitull të artë të historisë së basketbollit shqiptar.

Me plot 37 trofe të fituara në karrierën e tij, 13 tituj “kampion” dhe 13 Superkupa dhe 11 Kupa të Shqipërisë, me një skuadër të vetme, Flamurtarin, ai skaliti emrin e tij si një nga trajnerët më të spikatur të sportit tonë.

Me ndarjen e parakohshme të tij nga jeta, familja humbi njeriun e dashur, ndërsa basketbollit shqiptar do t’i mungojë zëri i tij kumbues, adrenalina dhe emocionet që Viron Toska përcillte.

Në emër të të gjithë komunitetit të basketbollit, i përcjell familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta për këtë ndarje të papritur nga jeta të këtij anëtari të pazëvendësueshëm të familjes sonë të madhe.
Pushofsh në paqe, miku ynë i shtrenjtë, Viron Toska!

Lexo edhe :  Sylvinho i kthen përgjigje Vuçiçit: "Kam 27 shqiptarët më të mirë dhe fusha..."

la.mi/Fjala

Të fundit

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Çmenduria për finalen e Champions League, 40,000 tifozë të Interit pa bileta

Një eksod i vërtetë nga Lombardia drejt Bavarisë pritet në prag të finales midis PSG-së dhe Interit. Dhe nuk ka rëndësi nëse biletat nuk janë...

“Vjosa Osmani nën kërcënime serioze, shërbimet ruse dhe serbe…”

Eksperti i sigurisë nga Kosova, Kol Krasniqi, ka reaguar në lidhje me kërcënimet e fundit të bëra ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa...

Bashkimi Europian ka një kërkesë urgjente për Shqipërinë: Kemi që në 2021 që e presim…

Bashkimi Europian kërkon nga klasa politike shqiptare të përfshijë në reformën e re zgjedhore të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të bëra deri më sot,...

Lajme të tjera

Web TV