2.6 ton kanabis në kamionin me fruta, kush janë dy shqiptarët e tjerë të arrestuar (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sekuestrimit të një ngarkese prej 2.6 tonë kanabis në Mal të Zi, Policia e Shtetit ka bërë me dije se veç shoferit të kamionit, kanë rënë në pranga dy persona të tjerë të cilët akuzohen për trafik droge.

Arlind Tabaku 36 vjeç dhe Përparim Shurdhi, 41 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër.

Kujtojmë se ditën e djeshme u arrestua drejtuesi i kamionit ku ishin fshehur përmes frutave 2.6 ton kanabis. Kamioni kishte destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar prova të shumta që do të çojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale. Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës dhe homologët, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim./r.g/Fjala.al

Të fundit

E rëndë në Tiranë, punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kinostudios, Tiranë. Rreth orës 09:30, një 66-vjeçar, i...

E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 32 vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Nje 32 vjeçar nga fshati Pojan, bashkia Maliq i ka dhene fund jetes duke u vetevrarë me arme gjahu. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me...

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Lajme të tjera

Web TV