Me 87 vota pro, Kuvendi miraton në parim projekt-buxhetin elektoral

Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin për vitin 2021. Sipas rezultatit 87 deputetë kanë votuar pro projektligjit.

Ndërkohë 9 deputetë kanë qenë kundër buxhetit 2021 kurse 2 abstenim. Fillimisht më parë projekt-buxheti ka kaluar nëpër Komisionet përkatëse teksa është miratuar tek ‘Ligjet’ ndërkohë që prioritet i saj është shëndetësia, rindërtimi si dhe heqja e taksave për bizneset e vogla.

Votimi i sotëm ishte vetëm në parim për këtë projekt-buxhet teksa sot Kuvendi nisi shqyrtimin e tij me Denaj që e prezantoi dhe të tjerët që e komentuan.

Mazhoranca e ka cilësuar projekt-buxhetin si një përgjigje të duhur ndaj pandemisë si një ndihmë edhe më të madhe për Rindërtimin apo rimëkëmbjen ekonomike, kurse disa deputetë të opozitës parlamentare e kanë konsideruar si ‘imagjinar 3D’ duke vendosur më shumë theksin tek borxhi që ka marrë qeveria./Bl.Ba/Fjala.al