Osmani: Në këtë kohë na duhet lidership i fuqishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vendi po kalon kohë të vështira, ndaj sipas saj, kjo kohë “kërkon lidership të fuqishëm dhe përgjigje të unifikuar shtetërore”.

Osmani, në një prononcim për mediat, pas marrjes së kësaj detyre, tha se Kosova gjendet në një kohë të vështirë dhe bëri thirrje për unitet.

“Angazhimi ynë për shtet ligjor na ka përballur me sfida të rënda, por ne nuk kemi hequr dorë nga përkushtimi për konsolidim të shtetit dhe për kultivim të vlerave demokratike. Pavarësisht sfidave ne kemi qëndruar fortë në besimin tonë, të cilin ju thërras ta dëshmojmë edhe në këto momente të vështira”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, qytetarët duhet të dëshmojnë unitet dhe besnikëri ndaj Republikës.

“Vendi ynë ka kaluar sfida të shumta gjatë historisë përfshirë edhe luftën e fundit, prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë institucionale dhe ta forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit tonë sepse shteti bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida, duke i tejkaluar ato dinjitetshëm”, tha Osmani.

Osmani tha se vlerëson të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës së Dhomave të Specializuara, duke thënë se këto veprime dëshmojnë “besim të palëkundur në drejtësi”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e Dhomave të Specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore të cilat Kosova i ka pranuar. Proceset që vijnë pas, nuk do ta dëmtojnë projektin tonë kombëtar për liri, i cili është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë dhe gjakun e derdhur të ushtrisë sonë çlirimtare”, tha Osmani.

Osmani u zotua se do të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve, do ta ruajë kohezionin institucional, stabilitetin dhe unitetin e vendit. Ndryshe, sipas Kushtetutës, posti i ushtruesit të detyrës së presidentit, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.

Lexo edhe :  Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

Osmani tha se rajoni nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, nëse viktimat dhe agresorët barazohen.

“Ne, shqiptarët e Kosovës, kemi qenë viktimë e hegjemonisë të një shteti gjenocidial. Kurse, Serbia ishte shteti që kreu këto krime”, tha Osmani.

Dhomat e Specializuara më 5 nëntor kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte edhe ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Më 4 nëntor, aktakuzat për krime lufte iu konfirmuan edhe ish-nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, shkruan rel. Në muajin qershor, Prokuroria e Specializuar në Hagë njoftoi se kishte dërguar për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës aktakuzë kundër Hashim Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa personave “të tjerë”, emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë./rg/fjala.al

Të fundit

Pushime me influencerët, mënyra e re e udhëtimeve në epokën digjitale

Në vitin 2025, një formë e re e turizmit po përhapet mes të rinjve: pushimet me influencues. Ky trend po...

Rama në SchwarzGroup: Interes për të investuar në Shqipëri

  Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Bavari, pati një vizitë në sipërmarrjen më të madhe gjermane, SchwarzGroup. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama u...

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të...

Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas muajsh mosveprimi nga administrata Trump. Biskotat...

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V u ngrit fuqishëm nga Qendra...

Lajme të tjera

Web TV