Pas 5 orësh, përfundon me sukses ndërhyrja e rrallë në veshka në QSUT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Realizohet në ambientet e QSUT, një ndërhyrje e vështirë për heqjen e tumorit masiv në veshka. Ndërhyrja e cila zgjati 5 orë është bërë tek një 61-vjeçar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa ka publikuar fotografitë në rrjetin social “Facebook”, shkruan se kjo ndërhyrje që nuk u realizua në asnjë strukturë jo-publike në vend, u krye me sukses në QSUT.

Një ndërhyrje e rrallë në veshka, e cila nuk u realizua dot në asnjë strukturë jo-publike në vend dhe nuk u mor përsipër edhe në disa klinika jashtë vendit për shkak të rrezikshmërisë së lartë, është arritur të kryhet me sukses në qendrën tonë të ekselencës për operacione të vështira, në QSUT.

Kjo falë meritës së mjekëve tanë të talentuar në shërbimin e #urologjisë dhe kushteve që janë krijuar në spitalin modern të kirurgjisë.

Ekipi i drejtuar nga dr. Aurel Janko, dr. Petrika Gjergo, dr. Amarilda Arapi, dr. Gjergj Karamitri dhe infermiere instrumentare Marsilda Allbani kanë realizuar ndërhyrjen delikate për heqjen e një tumori masiv në veshka (nefrektomi radikale dexter plus cavotomy me trombektomi) tek një 61-vjeçar dhe ndërhyrja që zgjati rreth 5 orë, ka përfunduar me sukses. Çdo ditë një hap përpara drejt ShëndësisëqëDuam”, shkruan Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

E bujshme! Real Madrid dhe PSG këmbejnë dy yje në merkato

Real Madrid dhe PSG do të përballen mes tyre të mërkurën në gjysmëfinalen për Kupën e Botës për Klube....

Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon emrin: Ja kush e çoi në burg reperin

Pas raportimeve për arrestimin e reperit të njohur Noizy, ka reaguar menjëherë, Stresi.  Në një postim në Instagram, ai ka hedhur dritë mbi ngjarjen...

KAS rrëzon PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar me shumicë votash kërkesat e Partisë Demokraitke, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për të shpallur pavlefshmërinë e...

Stuhia paralizon fluturimet në Hungari/ Aeroporti i Budapestit mbyllet përkohësisht

Aeroporti Ndërkombëtar i Budapestit ka pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të dëmeve të pësuara gjatë një stuhie të fortë që goditi sot vendin, pasi...

“Shita 300 dele, mora borxh!” Flet pensionistja që përplasi Ramën me prokurorinë

Lene Prroni raportohet të jetë pronarja e kabinave të vendosura në zemrën turistike të Thethit, të cilat këtë të hënë kanë përplasur keq kryeministrin...

Lajme të tjera

Web TV