Rama: Saliu në barkun e Lulit jo si lepur, por si luan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri, Edi Rama të enjten nga foltorja e Kuvendit nuk ka lënë pa thumbuar presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Sot në vitin 2020 problemi janë po ata njerëz dhe praktikisht, kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punës së vendit është apsolutisht i pandashëm nga e kaluara pak më e largët dhe më e afërt nga e kaluara kur shqiptarët u gjendjen në zhgjëndrën e humnerës pasi u nxitën të investojnë dhe pak më pas ose shumë më pas kur Shqipëria u gjend në vitin 2013 pasi bëri zgjedhjen. Saliu në barkun e lulit jo si lepur por si luan“, tha Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama foli për ecurinë e ekonomisë që prej firmave piramidale. Ai u shpreh se opozita e sotme është po e njëjta me atë të asaj kohe.

Praktikisht, kush sot kërkon të rikthehet në krye të punëve të vendit është i pandashëm nga e kaluara. Nga e kaluara pak më e largët dhe më e afërt, nga e kaluara kur shqiptarët u gjendën në humnerë pasi u nxitën të investojnë paratë e tyre me motivin jep një dhe merr dy dhe shumë më pas kur Shqipëria u gjend, në 2013, pasi bëri zgjedhjen e duhur për t’i larguar nga detyra të njëjtët njerëz me të njëjtën gropë borxhesh. Sot, janë të njëjtët njerëz, por me të njëjtën formulë, jep një të marrësh 3.

Ftoj shqiptarët të votojnë për Lulin dhe të marrin peshqesh Metën, bashkë me Monikën, se Saliu udhëheq lepurin në luftë. S’kemi pse fshihemi pas gishtit. Sot, Shqipëria, pavarësisht se ka kaluar një goditje që do të kishte gjunjëzuar shumëkënd dhe se do të kishte fundosur vendin në rast se në krye të vendit do të ishin ata që shajnë, e çorodisnin. Sot jemi në kushtet ku po rindërtojmë me ritme jashtëzakonisht të larta”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  “Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Më tej, kryeministri theksoi se buxheti i sotëm është buxheti i një force politike që nuk i ka bërë bisht dy krizave, një goditje nga tërmeti dhe një goditje që ka goditur të gjithë planetin./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik,...

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike shpërtheu në qytetin e Romës,...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV