Vjosa Osmani merr zyrtarisht postin e ushtrueses së detyrës së presidentes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjosa Osmani ka marrë ditën e sotme zyrtarisht funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentes së Kosovës, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës do të ketë në dorë fatin e institucionit më të lartë të vendit, siç është presidenca.

Ceremonia është bërë në prezencën e stafit të presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. Dorëzimi i kompetencave për ushtrimin e detyrës së presidentes për Vjosa Osmanin nuk është bërë nga Thaçi, pasi ky i fundit ka qenë në zyrat e EULEX.

Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës, ‘live’ gjatë një deklarate për mediat ku bëri me dije se Gjykata Speciale i kishte konfirmuar akt-akuzën për krime lufte.

Siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para Gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës, duke respektuar dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqjen nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi në deklaratën e tij./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Idajet Beqiri: PS fitoi sepse këto 12 vite nuk pati “Gërdec” e “21 janar”

Teksa procesi i numërimit vijon, PS deri më tani ka marr 83 mandate dhe e dyta rendiet PD me...

Numërohen 272 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në Shkodër janë numëruar 272 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 3317 votash ndaj PS-së. Deri më...

GJKKO heton për shitblerje votash nga PSD në Korçë, kontrolle në banesae

Policia e Korçës po zbaton një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të një procedimi penal...

Dashnor Sula zbulon ‘korombolin’ e PD: Donin 3 veta për një tokë, absurde!

“PD duhet të kuptojë që të ndërrojë popullin, sepse e ka fajin populli, jo drejtuesit e PD-së. Kriteri i vetëm është që të jesh...

Shqiptarët mendjen te zgjedhjet, Ambasada Amerikane bën njoftim për atë që s’e prisnim

Teksa e gjithë vëmendja është tek procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një...

Lajme të tjera

Web TV