Biden ‘një hap’ larg Shtëpisë së Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biden ka arritur një përparësi të lehtë në Pensilvani, shtet i cili i duhet Trump për t’u rizgjedhur.

Presidentit Donald Trump i duhen dhe 20 vota elektorale në Pensilvani në mënyrë që të fitojë mandatin e dytë.

Në Pensilvani, kur janë numëruar 99% e votave, Biden ka kaluar për herë të parë në avantazh. Aktualisht ka 5587 vota më shumë sesa Trump, i cili nuk ka ndërmend që të pranojë fitoren e kundërshtarit të tij.

Disa shtete kyçe kanë kaluar në krahun e Demokratëve gjatë mesnatës, duke përfshirë dhe qarkun Erie që ka votuar për Trump në 2016.

Biden po kryeson me 5.594 vota pas numërimit të fletëvotimeve në Filadelfia.

Trump ishte në përparësi me rreth 18 mijë vota përpara se të përditësoheshin shifrat e fundit.

Stafi elektoral i Trump ka ngritur një sërë padish, duke përfshirë dhe Filadelfian, me pretendimin se mbikëqyrësit e zgjedhjeve nuk janë lejuar që të ishin pranë mjaftueshëm sa për të mbikëqyrur procesin.

CNN citon burime nga Shtëpia e Bardhë që kanë konfirmuar se Trump nuk do të pranojë rezultatin edhe nëse humbet në një nga shtetet që janë ende në diskutim, hipotezë kjo që do t‘ia shuante shpresat për të arritur 270 vota elektorale./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV