Homazhe tek varri i Rugovës, Osmani kërkon unitet politik për çështjet kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e parë të punës, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, vendosi të përkujtojë figurat historike që kontribuuan në lirinë e Kosovës.

Fillimisht bëri homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Prishtinë, e më pas në Prekaz për të nderuar të rënët e luftës që prehen në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Osmani pohoi se Kosova po kalon kohëra të vështira dhe se u drejtua për frymëzim nga persona që ishin simbole të unifikimit.

Qytetarët nuk do ta falin askënd nëse në këtë kohë të rëndë për Kosovën, kur ne duhet të flasim një zëri për krimet që i ka bëre Serbia në Kosovë, që ne të bëhemi peng i politikave ose dallimeve ditore. Prandaj, është me rëndësi që për çështje të interesit nacional të bashkohen të gjithë. Natyrisht, sa më përket mua, edhe në pozicionin e ushtrueses së detyrës së presidentit, unë do ta jap kontributin tim maksimal, por kjo siç e thash varet edhe nga vullnetin përfaqësuesve tjerë politik”, tha Osmani.

Situata dhe zhvillimet e fundit në vend ishin temë diskutimi edhe në mbledhjen e qeverisë së Kosovës. Kryeministri Avdullah Hoti, nënvizoi se duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve pas dorëheqjes së presidentit, Hashim Thaçi.

Ne nuk ndërhyjmë dhe nuk komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë, edhe më lejoni të ju them qartë, drejtë, hapur, në Qeverinë e Kosovës nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe. Bazën ligjore e kemi të qartë se si sillemi në këtë situatë për të ndihmuar ligjërisht personat që janë të përfshirë në këtë situatë. Kushtetuta është e qartë se si procedohet më tutje në situatën kur vendi nuk ka tash president, puna e qeverisë dhe secili prej juve duhet të vazhdojë me kapacitetet të plotë me intensitet të shtuar, për shkak të seriozitetit të situatës, ky është qëndrimi që duhet të mbajmë si qeveri”, u shpreh kryeministri.

Lexo edhe :  E rëndë në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha për aktakuzat ndaj ish krerëve të UÇK-së se kanë për qëllim të dobësojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Përfaqësuesi i AAK-së shtoi se qeveria nuk duhet të qëndrojë e heshtur përballë kësaj situate dhe propozoi pezullimin e menjëhershëm të dialogut me Serbinë./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak...

Kritere të reja për fermerët, bujqit ankohen për vështirësi në aplikim

Qeveria shqiptare ketë vit ka vënë në dispozicion të fermerëve 4.4 miliard lekë. Skema Kombëtare kësaj here është e ndarë në 8 masa ku kemi...

Lapaj: Këto nuk janë thjesht zgjedhje për pushtet, është referendum

Kreu i Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka zhvilluar ditën e sotme takim nga zona e ‘Ali Demit’ në Tiranë. Lapaj u shpreh se këto nuk...

Johnny Depp nuk njihet, aktori i famshëm rikthehet në Hollywood me një rol ndryshe

Johnny Depp është rikthyer fuqishëm në Hollywood dhe fotoja e parë nga filmi i ri në të cilin luan, me titull “Day Drinker”, po bën bujë. Aktori i...

Rama batuta me gazetaren nga Konferencë në Luksemburg: Mos po më pyet me Chat GPT belg?

Nga konferenca në Luksemburg, nuk munguan as batutatë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve. Ai hodhi batuta me një gazetare, e cila iu shpreh se e...

Lajme të tjera

Web TV