Zoti e ruajtë Amerikën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi 

Këto ditë shqiptarët kanë qenë të shqetësuar. Madje natën e së martës duke gdhirë e mërkurë, nuk i ka zënë gjumi fare. Dhe me të drejtë. Në Amerikën e madhe zhvilloheshin zgjedhjet.

Televizionet, si gjithmonë në raste të tilla ku ka një interes të pamasë, u vunë në garë për të dhënë lajmin më të parë.

Sepse, si të bëhen zgjedhjet në Shqipëri, si në Amerikë, njëlloj është, po aq sa dhe kur zgjedhjet zhvillohen për deputetët e Kuvendit ku nga zgjedhja e tyre, më shumë se fatet e vendit varen ato të militantëve, që presin ndonjë vend pune në administratë.

Stafet e gazetarëve dhe teknikëve qëndrojnë në gatishmëri dhe rrjeti i korrespondentëve funksionon sahat në të gjitha kryeqytetet e Evropës, madje deri në Japoni.

Atmosfera post-zgjedhore duhet pasqyruar kudo. Sepse nga zgjedhjet në Amerikë varet fati i shumë vendeve. Në rrjetet sociale gjeje gjithfarë parashikimesh e sondazhesh, që ua kalonin edhe atyre që zhvilloheshin në Teksas, Miçigan apo Pensilvani.

Kush do fitojë: Tramp apo Bajden? Hall i madh. Dhe për një hall të tillë ia vlen të mos mbyllësh sytë për gjumë një natë edhe pse të nesërmen në orën 08.00 të mëngjesit të pret puna e bukës së gojës.

Amerika zhvilloi zgjedhjet dhe korrespodentët përmes mikrofonëve na garantuan se edhe në shumë vende evropiane ky proces, i vështirë e fort delikat, po ndiqej me sy hapur e zemër të ngrirë.

Fjala vjen: shumë e shqetësuar ishte Anglia, (meqë kishte bërë ca llafe me Trampin për çështjen e Brexit-it), po aq e shqetësuar ishte Gjermania, (meqenëse dhe Merkeli e kishte trashur ca muhabetin me Trampin kur kishin folur për pagesat e NATO-s) dhe në të njëjtat kuota ishte dhe Franca  (ku edhe Makroni nuk ishte parë me sy të mirë nga lideri botëror).

Për Italinë nuk u bë i gjallë njeri. Por në lojë ishte futur dhe Hungaria, ku Orban mbështeste Trampin, madje dhe Sllovenia, që pa zbardhur dita në Europë e pa nisur procesi i numërimit të votave i kishin dërguar një telegram President Trump ku i uronin fitoren e re në detyrën e vjetër.

Por ngazëllimi slloven është i ligjshëm tek e fundit, sepse Donaldin e kanë robin e shtëpisë e i kanë dhënë vajzën për nuse, ndaj dhe e mirëpritën deklaratën e tij për fitore “të paparë” por dhe për vjedhje votash që nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë.

Por të vijmë te shqiptarët. Sepse për çështje të “pragmatizmit” i kanë ndarë me kohë kampet. Ata që para katër vjetësh bënin tifozllëk për Hillarinë e u zhgënjyen nga humbja e saj, këtë herë u mbështetën te Xho Bajden.

Demokrat për demokrat. Por të shumtë janë dhe tifozët e zjarrtë të Trampit, që kanë shpresën e madhe se presidenti amerikan me mandatin e dytë do të arrijë të çmontojë estabilishmentin e vjetër dhe frymën Sorosiane që ka depërtuar kudo në Amerikë e Europë, e ku në Shqipëri, thonë se po bën namin e po na zë frymën.

Në Amerikën e madhe, amerikanët, me pasaporta amerikane dhe pa viza, si hodhën votën në kuti, i futën nga një darkë të rëndë sipas zakonit, pinë sa u dehën për shëndetin e vetvetes dhe ranë të flenë pa pritur të shikonin ëndrra, të bindur se vota e tyre do të numërohej, ndaj të nesërmen sido që të vinte puna, do ta merrnin vesh rezultatin e zgjedhjeve.

Por shqiptarët që vazhdojnë të jetojnë në Republikën e Shqipërisë, dhe që ende nuk kanë gjetur rrugën për të shkuar o në Gjermani, o në Angli, o në Kanada, qëndronin syhapur e vigjilentë, duke ndjekur maratonën e emisioneve të tipit “Biden vs Trump”, duke vëzhguar me shqetësim të paparë numërimin e votave, e duke u munduar të gjenin ndonjë shkelje të tipit “vjedhje” gjë që doemos do ta çonte çështjen në Gjykatën e Lartë.

Lexo edhe :  Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

E ja, kësaj i thonë: “lëre dasmën shko për shkarpa”.

Shkurt, ne si shqiptarë na pëlqen politika globale. Kufijtë që kemi na rrinë ngushtë për egon tonë, ndaj me zell e dëshirë mund të reagojmë në një studio televizive duke thënë: “Unë mbështes politikat e zotit Tramp…”

Bravo të qoftë! Se edhe pse nuk ke asnjë të drejtë vote, të drejtën e një komenti nuk ia ndalon kush. Madje, po t’i bjerë në vesh Trampit do t’i bëhet qejfi qamet.

Po aq sa i ra në vesh dhe deklarata e kryeministrit Rama kur ai garonte përballë Hillarisë së Billit “Mos e dhashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”. Duket se ata të stafit të tij, pas fitores u ngazëllyen aq shumë sa nuk e informuan presidentin e ri se kryeministri i Shqipërisë nuk e kishte dashur ardhjen e tij në pushtet.

Dhe nga kjo mungesë vëmendjeje Edi shpëtoi dhe nga një ndëshkim i mundur prej Donaldit, që me siguri po ta merrte vesh se çfarë ai kishte thënë për të, do ia tregonte vendin.

E ja, kështu vajti kjo punë.

Gjithsesi, ne shqiptarët e kemi me qejf të përzihemi në çështjet e mëdha të globit dhe nuk na hyjnë në sy punët e vogla të Ballkanit. Ndaj nuk kemi për të hequr dorë kurrë nga politika globale, të cilën e bëjmë me qejf të madh tek tavolina zgjyrë e kafenesë së lagjes, ku herë pas here bëjmë dhe ndonjë dorë tavëll.

Për shembull: Në Greqinë fqinje, ku kufiri është prishur prej vitesh e ka mbetur vetëm në hartë, ku hyjmë e dalim si na do qejfi, e ku pretendohet se jetojnë nja 600 a 700 mijë shqiptarë, nuk trasmentohet kaq shumë tension kur bëhen zgjedhje.

Madje, me gjasa, shqiptarët e thjeshtë e marrin vesh se është ndërruar qeveria e ka kryeministër të ri në Athinë, o pas një jave o pas ndonjë muaji. Në Itali, me të cilën na ndajnë një ngushticë deti, pak më i madh se një lumë, e ku mendohet se janë integruar të paktën 450 mijë shqiptarë, për çështje zgjedhjesh e ndërrim qeverish, televizionet mjaftohen me një kronikë.

Por duke qenë se italianët i kanë ndërruar ca si shpesh kryeministrat, shumë shqiptarë vazhdojnë të njohin Berluskonin si shefin e ekzekutivit, se këtyre të tjerëve as që ua kanë mësuar emrat.

Por kur vjen puna te Amerika, shqiptarët ngrenë veshët përpjetë a thua se nga lloji i presidentit dhe administrata e tij varen dhe fatet e çdo shqiptari. Dhe ende pas 30 vitesh nuk kemi vënë mend se administrata amerikane zbaton të njëjtën strategji për Shqipërinë, për Kosovën, për Maqedoninë e Veriut me gjithë shqiptarët brenda, etj.

Fjala vjen: ashtu siç u fitua liria në Kosovë nën administrimin e demokratit Klinton, ashtu u realizua pavarësia nën administratën e republikanit Bush. Pra 1 me 1. Ku qëndron problemi këtu…?!

Shqipëria e vogël i do shumë miqtë e mëdhenj. Dhe Amerikën e kemi të veçantë ndër tyre. Se i kemi dashur dhe turqit, edhe rusët, madje dhe kinezët. Por në periferi të Tiranës, në një lagje province, me statusin e Bashkisë, emrat e rrugëve pagëzohen me emrat e presidentëve amerikanë.

Fjala vjen, gjen emrin e Billit, të Xhorxhit e të Donaldit, por Xi Jinping-un e kinezëve nuk e has gjëkundi edhe pse për nga potenciali, Kina po hahet përditë dhëmbë për dhëmbë me Shtetet e Bashkuara.

Perëndi e madhe çfarë shqiptarësh…

Epo… Zoti e ruajtë Amerikën!

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Paralajmërimi/ Ngjela: Kanë ardhur dosjet e reja, Metën e ka kapur frika në palcë

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar në studion e RTSH24 se politikën e ka kapur frika dhe se kërkon të...

4 Llojet e Inteligjencës Artificiale gjeneruese që po transformojnë botën tonë

Bernard Marr Termi inteligjencë artificiale gjeneruese i referohet një fushe relativisht të re të AI që mund të krijojë përmbajtje të ngjashme me njerëzit, nga...

Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?

Nga Anila Shuka DW: Kosova nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës(KiE), megjithëse Asambleja Parlamentare e KiE rekomandoi anëtarësimin e Kosovës me 82 për...

Pse nisi e keqja në vitet ’90?…, sipas Amerikës.

Frrok Çupi Amerika sapo tha se presim që PD të mos kthehet në atë “që na kujton ditët e këqija në Shqipërinë e viteve ’90!’....

Opozita dërgon në Kushtetuese “Profesionet e lira”

Opozita dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese, në seancën e dedikuar për paraqitjen e provave, fakte që sipas saj, provojnë se taksimi i profesioneve të lira...

Lajme të tjera

Web TV