Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 8 viktima dhe 495 raste të reja në Shqipëri.
Shpërndarja gjeografike e rasteve vijon si me poshtë:
253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë,
20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë,
12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë,
9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll,
3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë, 2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.
Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,002 që nga fillimi i epidemisë.
Kujtojmë se ditën e djeshme janë shënuar 6 viktima dhe 489 raste të reja në Shqipëri.
Pa.Va/Fjala.al