26 viktima dhe 978 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 26 persona të vdekur dhe 978 të infektuar me koronavirus, nga testimi i 2,667 mostrave, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi të dhënat e 24 orëve të fundit.

Viktimat janë, nga katër në Shkup, Tetovë dhe Prilep, tre në Ohër, nga dy në Veles dhe Manastir si dhe nga një në Kumanovë, Shtip, Strugë, Gjevgjeli, Strumicë, Krushevë dhe Dellçevë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ka arritur në 39,760 persona, prej të cilëve 1,136 kanë vdekur, 23,035 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 15,589.

Në mesin e të vdekurve është edhe një mjek nga Spitali i Tetovës.

Përmes një video-incizimi, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat ndërsa gjendjen me pandeminë e ka vlerësuar si kritike.

“Situata me COVID-19 është kritike. Spitalet tashmë po mbushen me të sëmurë. Para nesh ndodhet periudha më e vështirë e trajtimit të pandemisë. Kërkoj nga ju që jeni maksimalisht të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës. Respektoni masat në mënyrë të përpiktë. Mbajtja e maskës dhe e distancës janë një sakrificë shumë e vogël krahasuar me gjithçka tjetër”, ka deklaruar Filipçe.

Lidhur me gjendjen me pandeminë ka reaguar edhe partia opozitare VMRO-DPPMNE, duke kërkuar sërish dorëheqjen e Ministrisë të Shëndetësisë me arsyetimin se “Venko Filipçe nuk po arrin të menaxhojë vendimin që dëshmohet nga rritja e numrit të rasteve me COVID”.

Në Maqedoninë e Veriut në fuqi janë disa masa kufizuese, si mbajtja e maskës edhe në ambiente të hapura, ndalesa e grumbullimit të më shumë personave pas orës 21:00 sikur edhe ndalimi i punës pas kësaj ore të të gjitha objekteve të gastronomisë./rel/

Lexo edhe :  Digjet për të tretën ditë nga zjarret ishulli grek

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Ilir Yzeiri Të gjithë studiuesit që merren me natyrën e konflikteve dhe origjinën e luftërave, e kanë të vështirë të...

Masakra e Iasit: një nga krimet më të mëdha kundër hebrenjve në Evropën Lindore

26 qershor 1941 Më 26 qershor 1941, në qytetin Iasi të Rumanisë, autoritetet rumune, të mbështetura nga ushtria dhe policia, nisën një nga reprezaliet më...

Shëngjin/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Një incident i rëndë është shënuar këtë mesditë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar...

Mbytet një turist i huaj në plazhin e Zvërnecit në Vlorë

Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Bëhet me dije se turisti ka humbur...

A është Sali Berisha spiun profesionist?

Nga Spartak Baho* Ka kohë që vendi po zien nga debati për dosjet e ish-Sigurimit tështetit, teksa përflitet se ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenënjëndërbashkëpunëtorët e...

Lajme të tjera

Web TV