Kategoria e Parë mbyll javën e dytë me dy takimet e fundit, shënohen gjithsej 20 gola

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luhen dy ndeshjet e mbetura javës së dytë në të dy grupet, shënohen 20 gola. Sezoni i ri i Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që ka nisur të mërkurën, ka vijuar në fundjavë me takimet e javës së tij të dytë. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë në kanalin RTSH Sport përballjen më të spikatur të së dielës, atë Egnatias dhe Lushnjës.

Mbyllet kështu në barazim 1-1 kjo ndeshje e fundit e javës së dytë midis Eganatias dhe Lushnjës, ndërsa takimet e tjera ishin luajtur të shtunën dhe Besa fitoi 2-1 në Kavajë ndaj Pogradecit, ashtu sikundër fitoi edhe Tomori në fushën e vet, 4-0 ndaj Elbasanit. Ndërkaq, po të shtunën u luajtën edhe 3 takimet e para të javës së dytë edhe në grupin A, apo grupin e Veriut.

Aty Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt takimin midis Partizanit B dhe Besëlidhjes, që u fitua nga lezhjanët me rezultatin tenistik, 6-2. Në takimet e tjera të këtij grupi, Oriku fitoi minimalisht në shtëpi ndaj Erzenit, ashtu sikundër fitoi me një gol të vetëm edhe Korabi në fushën e Veleçikut të Koplikut. Ndeshja e fundit e grupit A, e luajtur të dielën, ka parë Burrelin të fitojë me një gol të vetëm ndaj Vorës.

Kategoria e Parë

Java e dytë:

Grupi A

Oriku 1-0 Erzeni
Veleçiku Koplik 0-1 Korabi
Partizani B 2-6 Besëlidhja
Vora 0-1 Burreli
Dinamo pushim

Grupi B

Luftëtari (Nuk u zhvillua) Flamurtari
Besa 2-1 Pogradeci
Tomori 4-0 Elbasani
Egnatia 1-0 Lushnja
Turbina Cërrik pushim

Të fundit

Nga temperaturat e verës, direkt e në dimër!/ Ja kur do të kemi rrebesh dhe dëborë

Edhe këtë javë moti në vendin tonë do jetë i paqëndrueshëm dhe me rreshje shiu. Kjo situatë pritet të vijojë...

Kuvendi vazhdon punën/Organizon takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE”

Nesër më 3 prill, ora 10:00-13:30, Kuvendi i Shqipërisë organizon takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e...

Programi i PD për Rininë/ Zero taksa për bizneset e të rinjve për 3 vite

Demokratët premtojnë “zero” taksa për të rinjtë që hapin një biznes, për një periudhë 3-vjeçare. Kreu i FRPD, njëherësh kandidati për deputetë i PD Besart Xhaferri, teksa...

‘PD dhe PS na vodhën programin!’/ Basha prezanton Pëllumb Seferin te Njësia 8

Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi sot (2 prill) takim elektoral me mbështetësit në Njësinë nr. 8 në Tiranë, ku prezantoi edhe kandidatin e...

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 3.7 milionë shtetas kanë të drejtë vote

Ministria e Brendshme publikon listën përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e...

Lajme të tjera

Web TV