Efektiviteti 90% i vaksinës kundër COVID-19, reagon Dr.Fauçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se vaksina anti-COVID e zhvilluar prej tyre ofron 90% mbrojtje ndaj koronavirusit.

Lidhur më këtë lajm ka reaguar specialisti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane dhe drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci.

Ai u shpreh gjatë një konference me gazetarët se ky është një lajm i mirë i cili do të ndihmojë njerëzimin.

Fauci vlerësoi se vaksina që po zhvillohet nga Moderna mund të ketë efikasitet të ngjashëm me vaksinën Pfizer sepse bazohet në teknologjinë ARN.

Fauci ka deklaruar herë pas here se një vaksinë me efikasitet 50-60%, duke pasur parasysh ashpërsinë e pandemisë, do të ishte e pranueshme.

Pfizer dhe BioNTech raportuan sot se një provë klinike që përfshin dy grupe vullnetarësh (ata të vaksinuar dhe ata që marrin placebo) tregoi një efikasitet të vaksinës prej më shumë se 90% shtatë ditë pas dozës së dytë.

Kjo do të thotë që mbrojtja ndaj infeksionit Covid-19 arrihet 28 ditë pas vaksinimit fillestar, i cili përfshin dy doza.

CEO i Pfizer, dr. Albert Burla e përshkroi 90%-shin “Një ditë e rëndësishme për shkencën dhe njerëzimin”.

Lajmet për efektivitetin e vaksinës së provës kanë shkaktuar një furi reagimesh në tregjet ndërkombëtare./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV