Fatos Tarifa: Kamala Harris, presidentja e ardhshme e SHBA

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA Fatos Tarifa flet me superlativa për zëvendës-presidenten e zgjedhur Kamala Harris. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Tarifa tha se një nga arsyet e fitores së Joe Biden është se në krah të tij qëndronte Kamala Harris.

 

-Zoti ambasador, ne nuk mund ta ndajmë dot presidencën e Joe Biden pa Kamala Harris. Ka diçka këtu?

-Ke shumë të drejtë. Zoti Pense si zëvendës i zotit Trump ishte tërësisht nën hijen e tij. Askush nuk fliste për të. Vetë ai nuk ishte ndonjë personazh shumë interesant. Në rastin tonë kemi një çift shumë interesant dhe ndoshta ka qenë një faktor që çoi në fitoren e zotit Biden. Mosha 55 vjeç e rinoi, kompensoi shumë moshën e Biden. Është e para grua në historinë e SHBA-ve që zgjidhet në postin më të lartë. Origjina e saj është shumë interesante. Dhe për të parën herë kemi në Shtëpinë e Bardhë, numrin dy, një person që përfaqëson atë konglomerat racash, fesh, etnish, që ekziston në SHBA. Është një mozaik shumë interesant. Dhe te zonja Harris këto janë të gjitha bashkë./Fjala.al/Ke.Ba