Fatos Tarifa: Përse personalitetet shqiptare nuk kanë uruar Biden

Deri tani vetëm kryetari i PD Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për zgjedhjen si president. Por kjo nuk ka ndodhur ende nga drejtuesit zyrtarë të shtetit si kryeministri dhe presidenti. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Diplomati Fatos Tarifa tha se kjo nuk është normale dhe se Edi Rama dhe Ilir Meta duhet ta kishin uruar Joe Biden.

-Opozita dhe zoti Basha kanë uruar zotin Biden, por çudia është se kryeministri nuk e ka bërë ende një të tillë.

-Kjo më duket pak e habitshme, aq më tepër nëse kryetari i opozitës e ka bërë këtë gjë, dhe jo kryeministri. Duhet të ishin ndër të parët.

-Ndoshta presin zyrtarizimin.

-Nuk e besoj se ajo mund të marrë kohë.  Sot nuk do jetë gafë nëse e uron presidentin e SHBA-ve. Po të dëgjonte këshilltarët ndoshta do e kishte bërë. Por udhëheqësit tanë nuk i dëgjojnë këshilltarët./Fjala.al/Ke.Ba