Rënia e Murit të Berlinit/ Balla: Vetëm e bashkuar Europa mund të jetë një forcë e pathyeshme e demokracisë dhe e vlerave të lirisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar me rastin e 9 nëntorit, ditës së përkujtimit të Rënie së Murit të Berlinit. Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla deklaron se sot rikujtojmë një ditë të veçantë për mbarë Europën, e cila ndryshoi rrënjësisht historinë e saj.

Sipas Ballës, rënia e Murit të Berlinit hapi një kapitull të ri në historinë e Europës së bashkuar në vlerat e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

9 Nëntor

Sot rikujtojmë një ditë të veçantë për mbarë Europën, e cila ndryshoi rrënjësisht historinë e saj.

Rënia e Murit të Berlinit hapi një kapitull të ri në historinë e Europës së bashkuar në vlerat e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Gjermania dhe Europa përballen me sfida të vështira, ku objektiv prioritar është rimëkëmbja ekonomike Europës, rikthimin e besimit të qytetarëve europianë në institucionet e BE dhe padiskutim një reagim solidar në adresimin e krizës së pandemisë.

Sot Gjermania si Presidencë e BE ka meritën e veçantë të vendosjes si prioritet integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Vetëm e bashkuar Europa mund të jetë një forcë e pathyeshme e demokracisë dhe e vlerave të lirisë, si dhe një inspirim për vendet e Ballkanit Perëndimor. ??????

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Denoncimi i Xhelal Mziut: Polici po shet votat me bandat, kapën dy qytetarë…

Drejtuesi politik për Partinë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka bërë një tjetër denoncim në rrjete sociale...

Beteja mes kandidatëve të PS, mesazh komisionerëve: Mos bini pre e presionit!

Një ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, drejtuesit politikë të PS kanë zhvilluar takime me grupet e numërimit të votave. Report...

Tragjedi në Gramsh! Dy të rinj humbin jetën pas rrëshqitjes së dheut në një kantier

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Holta të bashkisë Gramsh, ku dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një...

Tjetër hetim për Gjin Gjonin e PD-së, qytetari: Më erdhi në shtëpi për votën

Një tjetër hetim ka nisur nga Policia e Lezhës ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Një qytetar e...

Berisha gënjeu! Kreu i PD tentoi dy herë të merrte vizën, DASH vetëm injorim

Ditën e enjte, gjatë një konference për shtyp, Sali Berisha mohoi të ketë kërkuar marrjen e një vize amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve...

Lajme të tjera

Web TV