‘Spitalet në kolaps’, Rama i përgjigjet Bashës me pamje nga Covid 3: Shpif, akuzon, përhap panik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të liderit të PD-së, Lulzim Basha sa i takon situatës në spitalet tona COVID. Teksa ka publikuar një video nga COVID3, kreu i qeverisë akuzoi Bashën për dezinformim. Ai tha se në COVID 3 gjithçka është gati, madje ka dhe staf, ndërsa shtoi se COVID 4 ende nuk është hapur.

“Lulëzim Basha vazhdon të dizinformojë përditë e përditë se “spitalet janë në kolaps, shtretërit janë plot, njerëzit dergjen nëpër dysheme, s’ka mjekë, s’ka infermierë”, s’ka asgjë përveç Lulëzimit që ka recetën magjike të ndaljes së infeksionit!

Është fatkeqësi e madhe që ndërkohë që numrat rriten si kudo në planet, nga Gjermania e Franca deri në fund të botës, si askund në botë opozita shpif, akuzon, përhap panik e nxit çorodi, duke përbuzur dhimbjet e të prekurve, sakrificat e bluzave të bardha, faktet e sfidat e kësaj kohe kaq të vështirë për njerëzit në Shqipëri e në mbarë botën!

Këto pamje janë sot, tani, brenda spitalit Covid 3, ku siç e shihni ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri, po pamje krejt të ngjashme sallash e shtretërish të gatshëm, së bashku me trupa të gatshme bluzash të bardha, mund të shihen në spitalin Covid 4 që ende nuk është hapur – ndërkohë që në bazë të strategjisë së vjeshtë/dimrit jemi gati të hapim edhe struktura rajonale nëse do të jetë nevoja”, shprehet Rama.

Sipas tij, “Kjo është padiskutim një situatë e vështirë, po ku nuk është? Por kjo vështirësi nuk kalohet me akuza, sharje, shpifje e sajesa, po me përpjekje të mëdha dhe solidaritet të madh!

Lulëzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ëndërrojnë pikërisht ato që thonë, kolapsin e spitaleve, dergjjen në dysheme të njerëzve, katastrofën totale, por përsëri do të zhgënjehen e do të ndëshkohen nga populli!

Lexo edhe :  Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Ne do ta fitojmë edhe këtë sfidë, as më shumë e as më pak, po si e gjithë bota, sepse askund nuk po bëhet ndonjë mrekulli, kudo po luftohet me çdo mundësi! Deri në fund. Besim, durim, kurajo dhe solidaritet!”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump: Ajo që thotë Macron për Palestinën nuk ka rëndësi

"Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi, nuk ka peshë". Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, duke komentuar...

PSG nis merkaton, 3 ndërhyrje big për të fituar sërish Champions-in

Edhe pse ka një super ekip të mirë organizuar, pavarësisht humbjes 3-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube, Luis Enrique ka kërkuar...

“Na duhet një flotë ajrore efektive”, Lapaj thirrje qeverisë për situatën në Delvinë

Adriatik Lapaj ka reaguar për situatën aktuale të zjarreve në mbarë vendin, por sidomos në jug, aty ku në Delvinë pamjet duken thuajse apoliptike. Kryetari...

Zjarre kudo, përfshihet nga flakët nënstacioni elektrik në Ibë

Pasditja e sotme ka regjistruar një zjarr në zonën e Ibës në periferi të Tiranës. Referuar informacioneve parapake, zjarri ka rënë në nënstacionin elektrik. Sakaq,...

Kodi i ri penal, burrat me dy gra dënohen deri në 3 vite heqje lirie

Me Kodin e ri Penal lidhja e më shumë se një martese në të njëjtën kohë do të konsiderohet vepër penale dhe do të...

Lajme të tjera

Web TV