Bota në entuziazëm për vaksinën e Pfizer/ Ekspertët zbulojnë kur mund t’i rikthehemi normalitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertë të shëndetësisë në mbarë botën e konsideruan lajmin e vaksinës së prodhuar nga kompania amerikane Pfizer, si “dritë në fund të tunelit”.

John Bell, profesor i mjekësisë në universitetin e Oskfordit dhe pjesëtar i task forcës së qeverisë britanike për vaksinën, shprehet tejet entuziast, ndërsa parashikon një rikthim në normalitet që në stinën e pranverës.

“Jam ndoshta njeriu i parë që e them këtë, por kam shumë besim”, thotë ai.

Dr. William Schaffner, ekspert i sëmundjeve infektive në universitetin e mjekësisë në Nashvill, Tenesi, mendon se vaksina do të ndihmojë në frenimin e pandemisë, e megjithatë shumë pyetje mbeten pa përgjigje sipas tij.

“Reagimi im fillestar, sigurisht që ishte: dritë në fund të tunelit. Një lajm i mirë, diçka që na bën të buzëqeshim. Megjithatë ende nuk dimë se si do të funksionojë ajo tek personat e moshuar, gratë shtatzëna apo fëmijët”, deklaroi Schaffner.

Ai shton më tej se rezultatet paraprake ishin shumë inkurajuese, por se nevojiten të dhëna të plota të eksperimenteve, të cilat ende nuk janë publikuar. Entuziazmi për vaksinën u reflektua edhe në bursa, ndërsa investitorët panë në horizont mundësinë e një rihapje të plotë ekonomike.

Ndërsa studimet për vaksinën vazhdojnë ende dhe nevojitet aprovimi i saj, Pfizer dhe BioNTech thanë se nuk kishin hasur probleme serioze sigurie, dhe se presin të kërkojnë autorizimin për përdorim emergjent në SHBA më vonë gjatë këtij muaji.

Nëse do të aprovohet, kompanitë vlerësojnë se mund të prodhojnë 50 milionë doza këtë vit, mjaftueshëm për të mbrojtur 25 milionë njerëz, e më pas 1.3 miliardë doza në 2021.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Kam në dorë laptopin e patronazhistëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se ka shtënë në dorë laptopin e patronazhistëve të PS-së. Paralajmëroi...

Aktori që luajti “Sulejmanin e Madhërishëm” dënohet me burg!

Halit Ergenç, aktori i njohur për rolin e tij si Sulejmani i Madhërishëm në serialin historik me të njëjtin emër, është dënuar me burg...

Berzh, 900 milionë euro për Shqipërinë/ Mbështetja për integrimin në Bashkimin Europian

900 milionë euro investime do të sigurojë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në 5 vite për Shqipërinë. Gjatë prezantimit të raportit të Tranzicionit 2024-2025...

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan kontrovers për të lejuar shitjen e mishit të arinjve të egër, një specie e mbrojtur nga ligji...

“Kokërr vote nuk vjen”, kur Murrizi paralajmëronte Flamur Nokën për humbjen e 11 majit

"PD ka pësuar dëme nga heshtja dhe servilizmi i një grushti të pështirë hileqarësh” Myslim Murrizi, i cili kandidoi në listën e hapur të PD...

Lajme të tjera

Web TV