Gjermania i dhuron 22 automjete policisë Kufitare shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Federale Gjermane ka dhuruar 22 automjete për Policinë Kufitare Shqiptare, si dhe pajisje teknologjike dhe radio ndërlidhëse.

Në ceremoninë e dorëzimit të tyre, organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mori pjesë dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, drejtues të lartë të PSH dhe efektivë të Policisë Kufitare.

Në një farë mënyre është bërë rutinë kjo lloj ceremonie këtu në këtë shesh, përpara Drejtorisë Qendrore të Policisë së Shtetit, për arsye se po bëhen disa herë radhazi që unë vetë po marr pjesë në ceremoni të ngjashme ku Republika e Gjermanisë dhuron mjete, teknikë në shërbim dhe funksion të Policisë së Shtetit.

Kjo është njëra prej tyre, ndaj gjej rastin për ta falënderuar përzemërsisht Republikën Federale të Gjermanisë, Ministrinë e Brendshme, Policinë Federale Gjermane, dhe Ambasadën Gjermane në Tiranë për këtë kontribut të vazhdueshëm, i cili provon dhe një herë tjetër se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një nivel të shkëlqyer, dhe se perspektiva e tyre është po ashtu mjaft pozitive“, tha Lleshaj.

Ai shtoi se po bëhen rreth 90 automjete që janë dhuruar vetëm këto dy vitet e fundit për Policinë e Shtetit, kryesisht atë kufitare dhe forcat operacionale të saj.  Përgjithësisht mjetet që pranohen sot i dedikohen Policisë Kufitare, Polici, e cila po njeh fuqizim të mëtejshëm gjatë kësaj periudhe për të cilën ne po diskutojmë tani.

Së fundmi, Qeveria shqiptare ka arritur ta miratojë një shtesë të ndjeshme në numrin e Policisë së Shtetit, prej së cilës rreth 200, ose gati 40% e saj ka shkuar në funksion të Policisë Kufitare, duke qenë të ndërgjegjshëm se forcimi i kapaciteteve për kontrollin dhe menaxhimin e kufirit është një kontribut i rëndësishëm për forcimin e sigurisë së vendit.

Lexo edhe :  Lanë Romën për Shqipërinë, çifti italian në Lezhë! "Kemi gjetur qetësi"

Mbetet detyrë për Policinë Kufitare që të vijojë angazhimin e saj serioz për të rritur nivelin e kontrollit dhe të menaxhimit të vijës tonë kufitare, për të frenuar migracionin e paligjshëm dhe sidomos për të penguar çdo mundësi infiltrimi të rrezikut terrorist dhe ekstremist që i bashkëngjitet nganjëherë flukseve migratore. Duhet ta konsiderojmë me fat mundësinë që kemi për të bashkëpunuar me Policinë Federale Gjermane, e cila është ndër partnerët kryesorë të policisë së shtetit shqiptar“, tha Lleshaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Laert Vasili për ish-konkurrentët: Po vazhduan, do të përballen me avokatët e mi

Finalisti i Big Brother VIP Albania 4, Laert Vasili, tregoi në një intervistë të fundit se pas daljes nga...

Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite edhe ndryshimet në buxhetin e shtetit

Mbahet sot në orën 10:00 seanca e radhës plenare në Kuvend, e dyta pas zgjedhjeve të 11 majit. Në orën 09:00, para nisjes së...

Këmbimi valutor / Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 85.5 lekë dhe do të shitet me 86.6 lekë. Euro do të...

ADN-ja nga varret e Majave zbulon sekrete që mund të ndryshojnë gjithçka që dimë

Një studim pionier po zbulon historinë gjenetike të qytetërimit klasik Maja, duke ofruar perspektiva të reja mbi origjinën e tyre, lëvizjet e popullsisë dhe...

Nga pista e ambicieve të Rinasit drejt terminalit të rinovuar të Veronës

Shënime udhëtimi Nga Leonard Veizi Me sa duket, e gjithë bota është në arnim e sipër. Qep e shqep. Para pak muajsh isha në Nju Jork....

Lajme të tjera

Web TV