Intervista/ Fatos Tarifa: Pesë takimet e mia me Joe Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kurioziteti më i madh është se si do jetë Joe Biden si president në lidhje me shqiptarët. Përgjigjen më kompetente për këtë pyetje e jep një nga diplomatët më të njohur të tranzicionit Fatos Tarifa.

Nga Roland Qafoku

Ish-ambasadori bën një analizë të plotë të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenca e Trump dhe raportet e tij me çështjen shqiptare. Një parashikim si do të jetë presidenti Biden dhe çfarë do të ndodhë kryesisht me Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo kompetencë e ambasadorit Tarifa vjen nga puna e tij si diplomat në vitet 2001-2005 në SHBA, por edhe nga takimet personale që ai ka pasur me Joe Biden. Ish-shefi i ambasadës shqiptare në Uashington tregon në emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku” se e ka takuar pesë herë Joe Biden në kohën kur ky i fundit ishte senator.

-Çfarë domethënie ka fitorja e Biden për Amerikën por dhe gjithë botën?

Zgjedhja e Trump edhe pse energjizoi një  masë të madhe njerëzish në SHBA, nuk provoi të ishte për atë vend një periudhë zhvillimesh të paqta siç amerikanët ishin mësuar të jetonin më përpara dhe duket se fitorja e Biden në këto zgjedhje e ka elektrizuar atmosferën. Ka ngjallur shpresë te miliona njerëz dhe kjo u pa në manifestimet e mëdha që u bënë në çdo qytet  të SHBA-ve. Mua më krijoi përshtypjen e një fundit të një revolucioni, sepse ishte diçka e pritur mesa duket, dhe jo vetëm në Amerikë por në vende të tjera të botës.

-Fundi i një revolucioni është fjalë e madhe.

Mu duk tamam si një ngjarje që shënon fundin e një revolucioni, ku ka triumfuar vullneti i pjesës më të madhe të shoqërisë. Jo vetëm në Amerikë, po kudo në botë pamë që shumë njerëz e pritën me kënaqësi këtë ndryshim  në krye të administratës amerikane në atë shkallë sa unë gjithmonë kam dyshuar, madje s’kam arritur të kuptoj pse e ka pasur në radhët  e shqiptarëve, në Shqipëri apo Kosovë, partizanë të Trumpit që u mërzitën.

 

 

-Qëndrojmë të Joe Biden. Ajo që më ka bërë përshtypje është një fjalim i tij në senat. “Unë do të vazhdoj me gjithë qenien time që SHBA të jetë përfshirë dhe të ketë trupa që të gjuajnë dhe të vrasin për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë në Ballkan. Duhet të qëndrojmë derisa të mbarojë puna. Definicioni i punës së përfunduar është të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Një Shqipëri të lirë dhe të drejtë të zgjedhur që ata të jenë në rrugë për anëtarësimin në NATO, dhe ata janë rrugës për të qenë pjesë e BE-së. Sepse derisa të arrijë ai moment nuk do të ketë siguri të vërtetë për shqiptarët në Ballkan. Bota duhet t’i njohë vuajtjet, dhimbjet dhe pasojat që populli shqiptar ka kaluar në këtë rajon”.

-Kjo e legjitimon pyetjen “Cili shqiptar nuk do të donte që një njeri si Joe Biden të ishte president?

Unë mbërrita në Uashington muaj pasi në senatin amerikan ishte diskutuar çështja e Kosovës, më pak se një vit nga koha kur filluan sulmet ajrore ndaj Serbisë dhe Biden ka qenë nga ata senatorë që e ka përkrahur më shumë vendimin e administratës amerikane. Ndërsa unë fillova të punoja në Uashington, shumë vende të Europës ishin të mbushura me kampet e refugjatëve, me kosovarë. Ajo periudhë kohe gjeti pikërisht një Kosovë të çliruar, dhe ende gjurmët e një lufte që NATO për të parën herë në historinë e saj bëri për të çliruar këtë vend.

-Ju e keni takuar personalisht zotin Biden?

Po, më shumë se një herë. Në vitin 2002 kur në Samitin e Pragës u vendos që Shqipëria, Kroacia, dhe Maqedonia nuk do hynin në NATO, ne grupet e Viniusit organizuam në senatin amerikan një takim me senatorë sinjor të cilët përkrahën dhe atje çështjen e NATOS. Unë kisha nderin ta moderoja atë takim dhe përsëri Biden ka mbajtur një fjalë shumë interesante në këtë frymë, që e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Biden ishte një zë i dëgjueshëm dhe shumë i respektueshëm.

-Na tregoni diçka nga takimet tuaja me Biden.

Takimet me senatorë të rangut të tij, nuk janë gjithmonë të lehta. Takimi i parë ka qenë një takim kortezie. Ti ërkon të takohesh me senatorin dhe stafi i tij ta mundëson këtë. I dyti ka qenë një takim kolektiv, me anëtarë të tjerë të trupit diplomatik. Një takim tjetër që mbaj mend ka qenë pikërisht në vitin 2002 kur ne 10 ambasadorët në senatin amerikan celebruam futjen e shtatë vendeve anëtare në NATO dhe morëm premtimin nga senatori Biden dhe disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve se Shqipëri, Kroacia dhe Maqedonia janë në prag të anëtarësimit në NATO dhe se duhet të vazhdojnë  më tej përpjekjet. Sjell edhe nja dy-tre raste të tjera kur kemi qenë në grup bashkë me të. Por, ai në çdo takim, në çdo shtrëngim dorë të jepte përshtypjen e njeriut të urtë, të pjekur, që dëgjon, shumë dashamirës. Nga ajo që ju lexuat, kuptohet që kishte një njohje të mirë të rajonit dhe një vlerësim shumë pozitiv për kombin shqiptar.

-Opozita dhe zoti Basha kanë uruar zotin Biden, por çudia është se kryeministri nuk e ka bërë ende një të tillë.

Kjo më duket pak e habitshme, aq më tepër nëse kryetari i opozitës e ka bërë këtë gjë, dhe jo kryeministri. Duhet të ishin ndër të parët.

-Ndoshta presin zyrtarizimin.

Nuk e besoj se ajo mund të marrë kohë.  Sot nuk do jetë gafë nëse e uron presidentin e SHBA-ve. Po të dëgjonte këshilltarët ndoshta do e kishte bërë. Por udhëheqësit tanë nuk i dëgjojnë këshilltarët.

Lexo edhe :  “Pa shtyllë kurrizore”/ 2 muaj pas sherrit, Xhelal Mziu e Gjekmarkaj bëjnë fushatë bashkë

-A rrezikoi kombi shqiptar kufijtë nën presidencën Trump?

Unë them se nuk fitoi ndonjë gjë, por nuk rrezikoi gjë. Unë nuk e kam pasur shumë përzemër mënyrën se si administrata e zotit Trump u mor me çështjen kosovare dhe me përpjekjen për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë përmes një të dërguari siç ishte zoti Grenell. Ndërsa çështja e Kosovës dhe çështja e marrëdhënieve të saj me Serbinë janë shumë më të komplikuara dhe duhet zgjidhur në një mënyrë që të mos kenë më probeme në të ardhmen, pasi ajo çka u trumbetua si një arritje e madhe e administratës Trump dhe personalisht e tij, duke thirrur në Dhomën Ovale presidentin e Serbisë dhe kryeministrin kosovar dhe duke nënshkruar me ta nga një marrëveshje nuk sollio asnjë ndryshim në marrëdhëniet Serbi-Kosovë.

-Nuk pati rezultat.

Nuk besoj se pati rezultat dhe s’mund të kishte pasi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mund të kenë rezultat vetëm nëse Serbia njeh Kosovën.

-Në SHBA, komuniteti shqiptar atje ka qenë shumë aktiv gjatë garës presidenciale.   Gati, gati dukej si një betejë Nano-Berisha.

Atje kemi një komunitet shqiptar që po zgjerohet nga dita në ditë, me shqiptarë nga Shqipëria, sepse më parë ka qenë një komunitet më homogjen, kryesisht me shqiptarë ose të brezit të vjetër, ose shqiptarë të Malit të Zi, Kosovës ose Maqedonisë. Ka një polarizim të madh politik mes diasporës shqiptare në Uashington që ndoshta është diaspora më e madhe në botë. Sikur shoqatat e shqiptarëve në Amerikë të ishin parti politike, do kishte më shumë parti politike të shqiptarëve në Amerikë sesa në Tiranë.

-Si parashikohet Biden si president?

Ai me përvojën që ka, me intuitën dhe instiktin demokratik që ka, do bëjë më të mirën që mundet për tu dhënë përgjigje disa sfidave të mëdha të shoqërisë amerikane në radhë të parë. Pandemia është përcaktuar deri tani si sfida më e madhe e tij. Ai do restaurojë pozitën e Amerikës në marrëdhëniet e saj me shoqërinë ndërkombëtare, sidomos me aleatët evropiane. Një aleancë të cilën Trump e dëmtoi shumë. Biden do afrohet me aleatët evropiane, të NATO-s,  dhe me BE-në si të tillë. Rifutja e BE në të gjitha ato marrëveshje ndërkombëtare për të bashkëvepruar me vendet e mëdha dhe aleatët e saj për zgjidhjen e problemeve të mëdha globale. Amerika nuk mund të zgjidhë dot të gjitha problemet e globit. Por po kaq e vërtetë është që asnjë nga problemet e mëdha të globit në kohën tonë nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen e Amerikës. Ajo që ne kemi interes është se çfarë do të bëjë Biden me Kosovën dhe Shqipërinë. Ballkani ku bëjmë pjesë dhe ne, nuk është më për SHBA-të një rajon i së njëjtës rëndësi që kishte në vitin 1999. Por do ketë një interes të veçantë kryesisht për zhvillimet demokratike në shoqërinë shqiptare, këtej dhe andej kufirit.

-A ka ndryshuar në pikë vështrimin tuaj sjellja diplomatike e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?

Unë mund të them që asnjëherë interesimi i administratës amerikane, jo vetëm presidenti por edhe Departamenti i Shtetit për Shqipërinë, nuk është ulur. Gjithmonë DASH ka qenë i interesuar për zhvillimet në Shqipëri. Procedurat e Senatit morën kohë derisa u konfirmua ambasadorja Yuri Kim. Kjo nuk tregon një mungesë vëmendjeje ndaj Shqipërisë. Thjesht nuk ishte kandidatja e duhur. Bota është shumë më e madhe se Shqipëria dhe Ballkani. Interesat amerikane janë shumë më esenciale në rajone të tjera të globit. James Jeffrey  ka qenë një nga ambasadorët më të spikatur dhe që u vlerësua si i tillë dhe në Ëashington. Të gjithë kanë një mision shumë të rëndësishëm për të kryer. Ambasada amerikane dhe DASH kanë pasur gjithmonë një vëmendje ndaj nesh. Më mirë kështu sesa të ishim të lënë në harresë dhe të mënjanuar.

 

-Po ministria jonë e Jashtme, si ka qenë në këto vite?

Unë nuk e di nëse kemi një ministri të Jashtme. Unë di që ka mjaft diplomatë që shërbejnë në atë institucion dhe ai është një institucion shumë i rëndësishëm. Është një institucion shumë i rëndësishëm që përpunon politikën e jashtme të një vendi. Por kemi një zëvendës ministër, dhe nuk ka atë aktivitet dhe gjallëri që ka pasur normalisht, madje dhe në kohën e shkuar. Sepse vetë zoti kryeministër është ministër i Jashtëm, çka nuk është krejt anormale, por duke qenë shumë i angazhuar me detyrimet që ka si kreu i qeverisë ajo ministri do kërkonte një njeri të angazhuar ditë e natë. Ai që është, nuk është. Ministri i Jashtëm është fytyra e vendit të tij në botën e jashtme. Shqipëria ka vetëm një fytyrë, atë të zotit Rama që e përfaqëson kudo.

-Zoti ambasador, ne nuk mund ta ndajmë dot presidencën e Joe Biden pa Kamala Harris. Ka diçka këtu?

Ke shumë të drejtë. Zoti Pense si zëvendës i zotit Trump ishte tërësisht nën hijen e tij. Askush nuk fliste për të. Vetë ai nuk ishte ndonjë personazh shumë interesant. Në rastin tonë kemi një çift shumë interesant dhe ndoshta ka qenë një faktor që çoi në fitoren e zotit Biden. Mosha 55 vjeç e rinoi, kompesoi shumë moshën e Biden. Është e para grua në historinë e SHBA-ve që zgjidhet në postin më të lartë. Origjina e saj është shumë interesante. Dhe për të parën herë kemi në Shtëpinë e Bardhë, numrin dy, një person që përfaqëson atë konglomerat rracash, fesh, etnish, që ekziston në SHBA. Është një mozaik shumë interesant. Dhe te zonja Harris këto janë të gjitha bashkë.

 

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV